Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës

Numri i faqes:close

external-link copy
73 : 16

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ رِزۡقٗا مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ شَيۡـٔٗا وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ

Ata, në vend të Allahut adhurojnë ata që nuk mund t'u sjellin kurrfarë rrizku nga qielli e as nga Toka e as që mund të zotërojnë gjë. info
التفاسير:

external-link copy
74 : 16

فَلَا تَضۡرِبُواْ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡثَالَۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Prandaj, mos e krahasoni Allahun me asgjë, sepse, në të vërtetë Allahu di, ndërsa ju nuk dini! info
التفاسير:

external-link copy
75 : 16

۞ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا عَبۡدٗا مَّمۡلُوكٗا لَّا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَمَن رَّزَقۡنَٰهُ مِنَّا رِزۡقًا حَسَنٗا فَهُوَ يُنفِقُ مِنۡهُ سِرّٗا وَجَهۡرًاۖ هَلۡ يَسۡتَوُۥنَۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Allahu ju sjell si shembull një rob që është pronë e dikujt tjetër, i cili s'ka asgjë në dorë dhe atë që i kemi dhënë rrizk të mirë, prej të cilit jep fshehurazi e haptazi. A mund të jenë të barabartë? Lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk dinë. info
التفاسير:

external-link copy
76 : 16

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلَيۡنِ أَحَدُهُمَآ أَبۡكَمُ لَا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوۡلَىٰهُ أَيۡنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأۡتِ بِخَيۡرٍ هَلۡ يَسۡتَوِي هُوَ وَمَن يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Allahu sjell edhe shembullin e dy burrave, njëri prej të cilëve është shurdhmemec dhe s'mund të bëjë asgjë, madje është barrë për të zotin e vet: kudo që e çon, nuk i sjell asnjë dobi. A mund të jetë njësoj ky me atë që urdhëron drejtësinë, duke qenë në rrugë të drejtë?! info
التفاسير:

external-link copy
77 : 16

وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَآ أَمۡرُ ٱلسَّاعَةِ إِلَّا كَلَمۡحِ ٱلۡبَصَرِ أَوۡ هُوَ أَقۡرَبُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Allahu i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës, ndërsa çështja e Kiametit është vetëm sa çel e mbyll sytë, ose edhe më afër. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
78 : 16

وَٱللَّهُ أَخۡرَجَكُم مِّنۢ بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja, ndërkohë që ju nuk dinit asgjë, dhe jua dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të falënderoni. info
التفاسير:

external-link copy
79 : 16

أَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ مُسَخَّرَٰتٖ فِي جَوِّ ٱلسَّمَآءِ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱللَّهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

A nuk i kanë parë zogjtë se si u është mundësuar të fluturojnë në hapësirën ajrore? Ata i mban vetëm Allahu. Vërtet në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë. info
التفاسير: