Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës

Numri i faqes:close

external-link copy
111 : 16

۞ يَوۡمَ تَأۡتِي كُلُّ نَفۡسٖ تُجَٰدِلُ عَن نَّفۡسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Ditën kur çdo njeri do të vijë duke u munduar ta mbrojë vetveten dhe secili do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. info
التفاسير:

external-link copy
112 : 16

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا قَرۡيَةٗ كَانَتۡ ءَامِنَةٗ مُّطۡمَئِنَّةٗ يَأۡتِيهَا رِزۡقُهَا رَغَدٗا مِّن كُلِّ مَكَانٖ فَكَفَرَتۡ بِأَنۡعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلۡجُوعِ وَٱلۡخَوۡفِ بِمَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ

Allahu sjell si shembull qytetin (e Mekës) që ishte i sigurt e i qetë, të cilit i vinte rrizku me bollëk nga çdo anë, por më pas i mohuan dhuntitë e Allahut, ndërkohë që Allahu i bëri të shijojnë urinë e frikën për shkak të asaj që bënin. info
التفاسير:

external-link copy
113 : 16

وَلَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡهُمۡ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Atyre u erdhi një i dërguar nga mesi i tyre, por e quajtën gënjeshtar, prandaj i kapi dënimi, sepse ishin të padrejtë. info
التفاسير:

external-link copy
114 : 16

فَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَٱشۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ

Hani nga gjërat e lejuara e të mira që jua ka dhënë Allahu dhe falënderoni për të mirat e Allahut, nëse njëmend e adhuroni vetëm Atë. info
التفاسير:

external-link copy
115 : 16

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Në të vërtetë, Ai jua ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur jo në emër të Allahut. Por, nëse ndokush detyrohet të hajë diçka prej tyre, pa dashur të mëkatojë dhe pa i kaluar kufijtë, atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
116 : 16

وَلَا تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلۡسِنَتُكُمُ ٱلۡكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٞ وَهَٰذَا حَرَامٞ لِّتَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ

E mos thoni duke gënjyer me gjuhët tuaja: "Kjo është e lejuar e kjo e ndaluar", me qëllim që të trilloni gënjeshtra për Allahun, se, pa dyshim, ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk do të shpëtojnë! info
التفاسير:

external-link copy
117 : 16

مَتَٰعٞ قَلِيلٞ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Kjo është vetëm një kënaqësi e shkurtër, pastaj për ta do të ketë dënim të dhembshëm. info
التفاسير:

external-link copy
118 : 16

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا مَا قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُۖ وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Hebrenjve ua ndaluam atë që të treguam më parë. Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. info
التفاسير: