Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës

Numri i faqes:close

external-link copy
55 : 16

لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

duke mohuar kështu të mirat që ua dhamë. Por, kënaquni (për pak kohë), se së shpejti do ta kuptoni! info
التفاسير:

external-link copy
56 : 16

وَيَجۡعَلُونَ لِمَا لَا يَعۡلَمُونَ نَصِيبٗا مِّمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡۗ تَٱللَّهِ لَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَفۡتَرُونَ

Ata ua ndajnë idhujve, - të cilët nuk dinë asgjë, - një pjesë të asaj që Ne ua kemi dhënë. Betohem në Allahun se do të pyeteni për atë që keni trilluar. info
التفاسير:

external-link copy
57 : 16

وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ ٱلۡبَنَٰتِ سُبۡحَٰنَهُۥ وَلَهُم مَّا يَشۡتَهُونَ

Ata i veshin Allahut vajza, - i Patëmeta është Ai, - ndërsa për vete zgjedhin atë që e pëlqejnë (djemtë). info
التفاسير:

external-link copy
58 : 16

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٞ

E, kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për lindjen e ndonjë vajze, i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 16

يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓۚ أَيُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ يَدُسُّهُۥ فِي ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që i është dhënë, duke menduar a ta mbajë atë përkundër turpit, apo ta varrosë në dhé! Ah, sa keq që gjykojnë! info
التفاسير:

external-link copy
60 : 16

لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوۡءِۖ وَلِلَّهِ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Atyre që nuk besojnë në botën tjetër u takon shembulli i keq (cilësitë e përbuzura), ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë (cilësitë më të larta). Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 16

وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

Nëse Allahu do t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësitë e tyre, Ai nuk do të linte asnjë gjallesë në Tokë, por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë. info
التفاسير:

external-link copy
62 : 16

وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكۡرَهُونَۚ وَتَصِفُ أَلۡسِنَتُهُمُ ٱلۡكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفۡرَطُونَ

Ata i veshin Allahut atë që për vete e urrejnë, kurse gjuhët e tyre thonë gënjeshtra se gjoja ata do të kenë shpërblimin e mirë. S'ka dyshim se ata do të kenë Zjarrin dhe se aty do të lihen. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 16

تَٱللَّهِ لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Betohem për Allahun se Ne kemi çuar të dërguar edhe te popujt para teje, por shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të shëmtuara). Sot, ai është ndihmësi i tyre, por ata do të kenë dënim të dhembshëm. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 16

وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Ne ta kemi zbritur Librin vetëm që t'ua sqarosh atyre atë për të cilën ranë në kundërshti dhe si udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë. info
التفاسير: