ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها

رقم الصفحة:close

external-link copy
48 : 39

وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t'i përfshijë ai (dënimi) me të cilin talleshin. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 39

فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةٗ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, ndërkohë, kur i dhurojmë mirësi nga ana Jonë, thotë: "Kjo më është dhënë vetëm për shkak të diturisë sime." Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë. info
التفاسير:

external-link copy
50 : 39

قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Kështu thanë edhe ata që ishin para tyre, por ajo që fituan nuk u bëri dobi. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 39

فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ

Ata i goditi dënimi i të këqijave që kishin bërë, por edhe keqbërësit prej këtyre do t'i godasë dënimi i të këqijave që kanë bërë dhe nuk do të mund të shpëtojnë. info
التفاسير:

external-link copy
52 : 39

أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

A nuk e dinë ata se Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë?! Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
53 : 39

۞ قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, se, me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Njëmend, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti. info
التفاسير:

external-link copy
54 : 39

وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

Kthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij para se t'ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të ndihmoheni! info
التفاسير:

external-link copy
55 : 39

وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةٗ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ

Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi papritur, pa e vënë re, info
التفاسير:

external-link copy
56 : 39

أَن تَقُولَ نَفۡسٞ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّٰخِرِينَ

që të mos thotë njeriu: "Ah i mjeri unë që shpërfilla detyrimet ndaj Allahut dhe isha prej atyre që talleshin!" info
التفاسير: