A është njësoj ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin dhe ecën në dritën e Zotit të tij (me atë që zemra i është ngurtësuar)? Mjerë ata që i kanë zemrat të ngurta ndaj përmendjes së Allahut! Ata janë me të vërtetë në një humbje të qartë.
Allahu ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër me pjesë të ngjashme dhe përsëritje të harmonishme. Prej tij, lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre rrëqethen; pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten në përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilën Ai udhëzon kë të dojë. E atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë.
A është njësoj (me besimtarin) ai që me fytyrën e vet përpiqet të shmangë dënimin e tmerrshëm në Ditën e Kiametit? E do t'u thuhet zullumqarëve: "Shijoni atë që keni fituar!"
Allahu sjell një shembull: një njeri që u shërben disa ortakëve që grinden mes vete dhe një njeri tjetër që i përket vetëm një zotërie. A janë të barabartë në gjendje? I gjithë lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
التفاسير:
30:39
إِنَّكَ مَيِّتٞ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
Vërtet, ti (o Muhamed) do të vdesësh, e edhe ata do të vdesin.