Vërtet, vetëm Allahut i takon adhurimi i çiltër. Ndërkaq, ata që marrin për mbrojtës të tjerë pos Tij, duke thënë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Allahun", (le ta dinë se) Allahu do të gjykojë mes tyre lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin. Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe tepër mohues.
Nëse Allahu do të kishte dashur të merrte për vete ndonjë fëmijë, Ai do të kishte zgjedhur çfarë të donte nga ajo që krijon. I patëmeta është Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari i pamposhtur.
Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai mbështjell ditën me natë dhe natën me ditë. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën. Të gjitha lundrojnë në një kohë të caktuar. Vini re, Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Falësi i Madh!