ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانیایی ـ مرکز ترجمه‌ى رواد ـ در حال اجراى آن است.

شماره صفحه:close

external-link copy
158 : 3

وَلَئِن مُّتُّمۡ أَوۡ قُتِلۡتُمۡ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحۡشَرُونَ

Sido që të vdisni ose të vriteni, medoemos tek Allahu do të mblidheni. info
التفاسير:

external-link copy
159 : 3

فَبِمَا رَحۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمۡۖ وَلَوۡ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلۡقَلۡبِ لَٱنفَضُّواْ مِنۡ حَوۡلِكَۖ فَٱعۡفُ عَنۡهُمۡ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ وَشَاوِرۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِۖ فَإِذَا عَزَمۡتَ فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَوَكِّلِينَ

Me mëshirën e Allahut ti ishe i butë ndaj tyre. Po të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin nga ti. Andaj, ndjeji ata, kërko falje për ta dhe këshillohu me ta për çështje. Mirëpo, kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu, sepse vërtet Allahu i do ata që mbështeten tek Ai. info
التفاسير:

external-link copy
160 : 3

إِن يَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن يَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِي يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Në qoftë se ju ndihmon Allahu, s'mund t'ju mposhtë askush, e, nëse Ai ju braktis, kush do t'ju ndihmojë pas Tij?! Vetëm në Allahun le të mbështeten besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
161 : 3

وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَغُلَّۚ وَمَن يَغۡلُلۡ يَأۡتِ بِمَا غَلَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Nuk është e mundur që ndonjë pejgamber të tradhtojë (duke marrë fshehurazi nga plaçka e luftës). E kushdo nga ju që merr diçka tradhtisht, Ditën e Kiametit do të vijë me atë që ka marrë. Pastaj çdo njeri do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. info
التفاسير:

external-link copy
162 : 3

أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

A është njësoj ai që ndjek kënaqësinë e Allahut me atë që tërheq hidhërimin e Tij, vendbanimi i të cilit është Xhehenemi?! Eh, sa përfundim i keq që është ai! info
التفاسير:

external-link copy
163 : 3

هُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ

Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Allahu sheh mirë gjithçka që bëjnë ata. info
التفاسير:

external-link copy
164 : 3

لَقَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ بَعَثَ فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمۡ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلُ لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

Allahu lëshoi mirësi mbi besimtarët kur dërgoi tek ata një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet (shpalljet) e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë (Sunetin e të Dërguarit), ndonëse më herët ishin në një humbje të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
165 : 3

أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَدۡ أَصَبۡتُم مِّثۡلَيۡهَا قُلۡتُمۡ أَنَّىٰ هَٰذَاۖ قُلۡ هُوَ مِنۡ عِندِ أَنفُسِكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Kur ju goditi një fatkeqësi (humbja në Luftën e Uhudit), ndërkohë që ju kishit goditur armikun më parë dyfish (në Luftën e Bedrit), thatë: "Nga na erdhi kjo?!" Thuaj: "Ajo është nga vetë ju." Sigurisht se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. info
التفاسير: