ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانیایی ـ مرکز ترجمه‌ى رواد ـ در حال اجراى آن است.

شماره صفحه:close

external-link copy
149 : 3

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تُطِيعُواْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَرُدُّوكُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ فَتَنقَلِبُواْ خَٰسِرِينَ

O ju që besoni! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë në mosbesim e pastaj do të jeni të humbur. info
التفاسير:

external-link copy
150 : 3

بَلِ ٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلنَّٰصِرِينَ

Vetëm Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmësi më i mirë. info
التفاسير:

external-link copy
151 : 3

سَنُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ بِمَآ أَشۡرَكُواْ بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗاۖ وَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ وَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلظَّٰلِمِينَ

Ne do të fusim tmerr në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë të tjerë krahas Allahut, gjë për të cilën Ai nuk u ka dërguar asnjë dëshmi. Vendstrehimi i tyre është Zjarri. Ah, sa i keq që është vendbanimi i keqbërësve! info
التفاسير:

external-link copy
152 : 3

وَلَقَدۡ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥٓ إِذۡ تَحُسُّونَهُم بِإِذۡنِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلۡتُمۡ وَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَعَصَيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنۡيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۚ ثُمَّ صَرَفَكُمۡ عَنۡهُمۡ لِيَبۡتَلِيَكُمۡۖ وَلَقَدۡ عَفَا عَنكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Në të vërtetë, Allahu përmbushi premtimin e Vet ndaj jush kur ju i asgjësonit ata me lejen e Tij, por ju u ligështuat, u grindët mes vete dhe kundërshtuat (urdhrin e të Dërguarit), pasi jua shfaqi (Allahu) atë që e dëshironit. Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë e disa e dëshirojnë botën tjetër. Më pas Ai ju zmbrapsi nga ata, për t'ju sprovuar. Por, Ai ju ka falur, sepse Allahu është shumë Bujar ndaj besimtarëve. info
التفاسير:

external-link copy
153 : 3

۞ إِذۡ تُصۡعِدُونَ وَلَا تَلۡوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٖ وَٱلرَّسُولُ يَدۡعُوكُمۡ فِيٓ أُخۡرَىٰكُمۡ فَأَثَٰبَكُمۡ غَمَّۢا بِغَمّٖ لِّكَيۡلَا تَحۡزَنُواْ عَلَىٰ مَا فَاتَكُمۡ وَلَا مَآ أَصَٰبَكُمۡۗ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Kujtoni kur ngjiteshit (në mal, duke ikur) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari po ju thërriste nga mbrapa. Atëherë Allahu ju çoi dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos brengoseshit më për atë që ju shpëtoi nga dora e as për atë që ju goditi. Allahu di hollësisht gjithçka që bëni. info
التفاسير: