ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانیایی ـ مرکز ترجمه‌ى رواد ـ در حال اجراى آن است.

شماره صفحه:close

external-link copy
78 : 3

وَإِنَّ مِنۡهُمۡ لَفَرِيقٗا يَلۡوُۥنَ أَلۡسِنَتَهُم بِٱلۡكِتَٰبِ لِتَحۡسَبُوهُ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَمَا هُوَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَمَا هُوَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ

Me të vërtetë, një grup nga ata (ithtarët e Librit) e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre, që ju të kujtoni se ajo (çfarë lexojnë) është prej Librit, ndonëse ajo nuk është fare prej Librit. Dhe thonë: "Ajo është nga Allahu." Por, ajo nuk është nga Allahu. Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur. info
التفاسير:

external-link copy
79 : 3

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤۡتِيَهُ ٱللَّهُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُواْ عِبَادٗا لِّي مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن كُونُواْ رَبَّٰنِيِّـۧنَ بِمَا كُنتُمۡ تُعَلِّمُونَ ٱلۡكِتَٰبَ وَبِمَا كُنتُمۡ تَدۡرُسُونَ

Nuk është e mundur që një njeri, pasi Allahu t'ia japë Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi, e jo të Allahut", por (ai thotë): "Bëhuni dijetarë të mirëfilltë, sepse ju ua keni mësuar të tjerëve Librin dhe e keni mësuar edhe vetë atë." info
التفاسير:

external-link copy
80 : 3

وَلَا يَأۡمُرَكُمۡ أَن تَتَّخِذُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ أَرۡبَابًاۚ أَيَأۡمُرُكُم بِٱلۡكُفۡرِ بَعۡدَ إِذۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ

As (është e mundur) t'ju urdhërojë të merrni për zota melekët dhe pejgamberët. Vallë, si mund t'ju urdhërojë për mosbesim pasi të jeni nënshtruar (ndaj Allahut)?! info
التفاسير:

external-link copy
81 : 3

وَإِذۡ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ لَمَآ ءَاتَيۡتُكُم مِّن كِتَٰبٖ وَحِكۡمَةٖ ثُمَّ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مُّصَدِّقٞ لِّمَا مَعَكُمۡ لَتُؤۡمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥۚ قَالَ ءَأَقۡرَرۡتُمۡ وَأَخَذۡتُمۡ عَلَىٰ ذَٰلِكُمۡ إِصۡرِيۖ قَالُوٓاْ أَقۡرَرۡنَاۚ قَالَ فَٱشۡهَدُواْ وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Kujto kur Allahu mori besën nga pejgamberët: "Çfarëdo që Unë t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar[1], i cili do të vërtetojë atë që ju është dhënë juve, sigurisht se ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë." Dhe tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër besën Time të fortë lidhur me këtë?" Ata thanë: "E pranojmë." Ai tha: "Atëherë, dëshmoni, sepse edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar." info

[1] Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!

التفاسير:

external-link copy
82 : 3

فَمَن تَوَلَّىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ

Kushdo që kthen shpinën pas kësaj, pikërisht ata janë të pabindurit. info
التفاسير:

external-link copy
83 : 3

أَفَغَيۡرَ دِينِ ٱللَّهِ يَبۡغُونَ وَلَهُۥٓ أَسۡلَمَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ طَوۡعٗا وَكَرۡهٗا وَإِلَيۡهِ يُرۡجَعُونَ

A mos kërkojnë ata fe tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i nënshtrohet çdo krijesë që gjendet në qiej e në Tokë, me dashje a pa dashje, dhe tek Ai do të kthehen?! info
التفاسير: