ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانیایی ـ مرکز ترجمه‌ى رواد ـ در حال اجراى آن است.

شماره صفحه:close

external-link copy
84 : 3

قُلۡ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا وَمَآ أُنزِلَ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطِ وَمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمۡ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ

Thuaj: "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve (Kuranin), atë që u është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe esbatëve (profetëve nga bijtë e Jakubit), atë që u është dhënë Musait e Isait dhe profetëve (të tjerë) nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre[1] dhe vetëm Allahut i përulemi." info

[1] Pra, i besojmë të gjithë pejgamberët, pa përjashtim.

التفاسير:

external-link copy
85 : 3

وَمَن يَبۡتَغِ غَيۡرَ ٱلۡإِسۡلَٰمِ دِينٗا فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
86 : 3

كَيۡفَ يَهۡدِي ٱللَّهُ قَوۡمٗا كَفَرُواْ بَعۡدَ إِيمَٰنِهِمۡ وَشَهِدُوٓاْ أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقّٞ وَجَآءَهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që mohuan pasi besuan dhe dëshmuan se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u erdhën dëshmitë e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. info
التفاسير:

external-link copy
87 : 3

أُوْلَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُمۡ أَنَّ عَلَيۡهِمۡ لَعۡنَةَ ٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ

Ndëshkimi i tyre është se mbi ta bie mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i mbarë njerëzimit. info
التفاسير:

external-link copy
88 : 3

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Në të do të jenë përgjithmonë, nuk do t'u lehtësohet dënimi e as do t'u jepet afat, info
التفاسير:

external-link copy
89 : 3

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen, se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
90 : 3

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بَعۡدَ إِيمَٰنِهِمۡ ثُمَّ ٱزۡدَادُواْ كُفۡرٗا لَّن تُقۡبَلَ تَوۡبَتُهُمۡ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلضَّآلُّونَ

Pa dyshim se atyre që mohojnë pasi të kenë besuar dhe më pas e shtojnë mosbesimin, nuk do t'u pranohet pendimi (kur t'u vijë vdekja) dhe pikërisht ata janë të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
91 : 3

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡ أَحَدِهِم مِّلۡءُ ٱلۡأَرۡضِ ذَهَبٗا وَلَوِ ٱفۡتَدَىٰ بِهِۦٓۗ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

Me të vërtetë, atyre që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shkëmbesë, edhe sikur të ishte sa Toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë. info
التفاسير: