Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës

Numri i faqes:close

external-link copy
24 : 5

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَآ أَبَدٗا مَّا دَامُواْ فِيهَا فَٱذۡهَبۡ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَٰتِلَآ إِنَّا هَٰهُنَا قَٰعِدُونَ

Ata thanë: "O Musa! Ne kurrsesi nuk do të hyjmë në të për sa kohë që ata janë aty, prandaj shko ti dhe Zoti yt e luftoni, sepse ne po rrimë këtu." info
التفاسير:

external-link copy
25 : 5

قَالَ رَبِّ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ إِلَّا نَفۡسِي وَأَخِيۖ فَٱفۡرُقۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Ai (Musai) tha: Zoti im! Unë nuk kam fuqi mbi askënd përveç vetes dhe vëllait tim, prandaj na ndaj ne nga ky popull i pabindur!" info
التفاسير:

external-link copy
26 : 5

قَالَ فَإِنَّهَا مُحَرَّمَةٌ عَلَيۡهِمۡۛ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗۛ يَتِيهُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ فَلَا تَأۡسَ عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Allahu tha: "Ajo (tokë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet. Ata do të bredhin të humbur nëpër botë, por ty të të mos vijë keq për popullin e pabindur." info
التفاسير:

external-link copy
27 : 5

۞ وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ ٱبۡنَيۡ ءَادَمَ بِٱلۡحَقِّ إِذۡ قَرَّبَا قُرۡبَانٗا فَتُقُبِّلَ مِنۡ أَحَدِهِمَا وَلَمۡ يُتَقَبَّلۡ مِنَ ٱلۡأٓخَرِ قَالَ لَأَقۡتُلَنَّكَۖ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ

Ua lexo atyre me vërtetësi lajmin e dy bijve të Ademit, kur ata flijuan nga një kurban, por njërit iu pranua, kurse tjetrit nuk iu pranua, kështu që ai tha: "Gjithsesi do të të vras!" Tjetri tha: "Me të vërtetë, Allahu pranon vetëm nga të devotshmit. info
التفاسير:

external-link copy
28 : 5

لَئِنۢ بَسَطتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقۡتُلَنِي مَآ أَنَا۠ بِبَاسِطٖ يَدِيَ إِلَيۡكَ لِأَقۡتُلَكَۖ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Nëse ti ngre dorë për të më vrarë, unë nuk do të ngre dorë për të të vrarë, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve. info
التفاسير:

external-link copy
29 : 5

إِنِّيٓ أُرِيدُ أَن تَبُوٓأَ بِإِثۡمِي وَإِثۡمِكَ فَتَكُونَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُاْ ٱلظَّٰلِمِينَ

Unë parapëlqej që ti të bartësh barrën e gjynahut kundrejt meje dhe të gjynaheve të tua (të mëparshme) e të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve." info
التفاسير:

external-link copy
30 : 5

فَطَوَّعَتۡ لَهُۥ نَفۡسُهُۥ قَتۡلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُۥ فَأَصۡبَحَ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Uni i tij ia hijeshoi vrasjen e vëllait të vet, kështu që e vrau atë dhe u bë nga të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
31 : 5

فَبَعَثَ ٱللَّهُ غُرَابٗا يَبۡحَثُ فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيُرِيَهُۥ كَيۡفَ يُوَٰرِي سَوۡءَةَ أَخِيهِۚ قَالَ يَٰوَيۡلَتَىٰٓ أَعَجَزۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِثۡلَ هَٰذَا ٱلۡغُرَابِ فَأُوَٰرِيَ سَوۡءَةَ أَخِيۖ فَأَصۡبَحَ مِنَ ٱلنَّٰدِمِينَ

Allahu dërgoi një korb që të gërmonte tokën, për t'i treguar si ta mbulonte xhenazen e të vëllait. Ai tha: "Ah, i mjeri unë! A nuk qenkam në gjendje të bëhem as si ky korb e të mbuloj trupin e vëllait tim!" Pra, u bë nga të penduarit. info
التفاسير: