Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës

Numri i faqes:close

external-link copy
91 : 5

إِنَّمَا يُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُوقِعَ بَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ فِي ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِ وَيَصُدَّكُمۡ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَعَنِ ٱلصَّلَوٰةِۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّنتَهُونَ

Shejtani dëshiron vetëm që të mbjellë armiqësi e urrejtje mes jush përmes pijeve dehëse e kumarit dhe t'ju pengojë nga kujtimi i Allahut dhe nga namazi. Pra, a do të ndaleni tashmë? info
التفاسير:

external-link copy
92 : 5

وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَٱحۡذَرُواْۚ فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

Bindjuni Allahut e bindjuni të Dërguarit dhe kini kujdes! Nëse kundërshtoni, atëherë dijeni se i Dërguari Ynë ka për detyrë vetëm kumtimin e qartë (të Shpalljes)! info
التفاسير:

external-link copy
93 : 5

لَيۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جُنَاحٞ فِيمَا طَعِمُوٓاْ إِذَا مَا ٱتَّقَواْ وَّءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ ثُمَّ ٱتَّقَواْ وَّءَامَنُواْ ثُمَّ ٱتَّقَواْ وَّأَحۡسَنُواْۚ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Nuk ka gjynah për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira për atë që kanë ngrënë (para se të ndalohej), për sa kohë që ata ruhen (nga gjynahet), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sërish ruhen e besojnë dhe sërish ruhen e bëjnë vepra të mira. Allahu i do vepërmirët. info
التفاسير:

external-link copy
94 : 5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَيَبۡلُوَنَّكُمُ ٱللَّهُ بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلصَّيۡدِ تَنَالُهُۥٓ أَيۡدِيكُمۡ وَرِمَاحُكُمۡ لِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَخَافُهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٞ

O besimtarë! Njëmend, Allahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që mund ta arrijnë duart dhe shtizat tuaja[1], në mënyrë që Allahu të njohë atë që i frikësohet Atij pa e parë. Kushdo që më pas bën shkelje, do të ketë dënim të dhembshëm. info

[1] Gjatë kohës kur jeni në ihram dhe e keni të ndaluar gjuetinë.

التفاسير:

external-link copy
95 : 5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقۡتُلُواْ ٱلصَّيۡدَ وَأَنتُمۡ حُرُمٞۚ وَمَن قَتَلَهُۥ مِنكُم مُّتَعَمِّدٗا فَجَزَآءٞ مِّثۡلُ مَا قَتَلَ مِنَ ٱلنَّعَمِ يَحۡكُمُ بِهِۦ ذَوَا عَدۡلٖ مِّنكُمۡ هَدۡيَۢا بَٰلِغَ ٱلۡكَعۡبَةِ أَوۡ كَفَّٰرَةٞ طَعَامُ مَسَٰكِينَ أَوۡ عَدۡلُ ذَٰلِكَ صِيَامٗا لِّيَذُوقَ وَبَالَ أَمۡرِهِۦۗ عَفَا ٱللَّهُ عَمَّا سَلَفَۚ وَمَنۡ عَادَ فَيَنتَقِمُ ٱللَّهُ مِنۡهُۚ وَٱللَّهُ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٍ

O besimtarë! Mos e vritni gjahun duke qenë në ihram! Kushdo nga ju që e vret gjahun me paramendim, si dënim duhet të therë si kurban në Qabe një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë, për të cilën gjykojnë dy njerëz të drejtë nga mesi juaj; ose duhet të ushqejë si shpagim disa të varfër; ose të agjërojë në atë masë që ta ndiejë ndëshkimin e fajit të bërë. Allahu fal për atë që ka kaluar, porse atë që e përsërit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje. info
التفاسير: