કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે.

પેજ નંબર:close

external-link copy
148 : 4

۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلۡجَهۡرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ إِلَّا مَن ظُلِمَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا

Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveç nga ata që u është bërë padrejtësi. Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëdijshëm. info
التفاسير:

external-link copy
149 : 4

إِن تُبۡدُواْ خَيۡرًا أَوۡ تُخۡفُوهُ أَوۡ تَعۡفُواْ عَن سُوٓءٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوّٗا قَدِيرًا

Nëse ju bëni ndonjë punë të mirë haptazi ose fshehurazi, ose falni (dikë) për ndonjë punë të keqe, atëherë Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe i Plotfuqishëm. info
التفاسير:

external-link copy
150 : 4

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡفُرُونَ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ ٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيَقُولُونَ نُؤۡمِنُ بِبَعۡضٖ وَنَكۡفُرُ بِبَعۡضٖ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُواْ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا

Pa dyshim, ata që e mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, që dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij dhe që thonë: "Ne i besojmë disa e disa nuk i besojmë", duke dashur të zgjedhin kështu një rrugë të ndërmjetme, info
التفاسير:

external-link copy
151 : 4

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ حَقّٗاۚ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا

pikërisht ata janë jobesimtarët e vërtetë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët dënim poshtërues. info
التفاسير:

external-link copy
152 : 4

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَلَمۡ يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ أُوْلَٰٓئِكَ سَوۡفَ يُؤۡتِيهِمۡ أُجُورَهُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Ndërkaq, atyre që besojnë Allahun e të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim ndërmjet asnjërit prej tyre, Ai do t'ua japë shpërblimin e tyre, sepse Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
153 : 4

يَسۡـَٔلُكَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيۡهِمۡ كِتَٰبٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ فَقَدۡ سَأَلُواْ مُوسَىٰٓ أَكۡبَرَ مِن ذَٰلِكَ فَقَالُوٓاْ أَرِنَا ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ بِظُلۡمِهِمۡۚ ثُمَّ ٱتَّخَذُواْ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ فَعَفَوۡنَا عَن ذَٰلِكَۚ وَءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا

Ithtarët e Librit[1] kërkojnë prej teje t'u zbresësh një libër nga qielli. Në të vërtetë, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe, kur thanë: "Na e trego Allahun haptazi!" Atëherë i goditi rrufeja për shkak të padrejtësisë së tyre. Madje, ata e adhuruan viçin pasi u erdhën dëshmitë e qarta, por ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait dëshmi të qartë (kundër tyre). info

[1] Hebrenjtë.

التفاسير:

external-link copy
154 : 4

وَرَفَعۡنَا فَوۡقَهُمُ ٱلطُّورَ بِمِيثَٰقِهِمۡ وَقُلۡنَا لَهُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدٗا وَقُلۡنَا لَهُمۡ لَا تَعۡدُواْ فِي ٱلسَّبۡتِ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا

Ne e ngritëm mbi ta malin Tur, për shkak të besëlidhjes me ta dhe u thamë atyre: "Hyni në portë të përkulur!" dhe u thamë po ashtu: "Mos e shkelni të shtunën!", si dhe morëm nga ata një besë të fortë. info
التفاسير: