કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે.

પેજ નંબર:close

external-link copy
122 : 4

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَنُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٗاۚ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ قِيلٗا

Ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, Ne do t'i fusim në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është premtim i vërtetë i Allahut. E kush mund të jetë më i vërtetë në fjalë sesa Allahu?! info
التفاسير:

external-link copy
123 : 4

لَّيۡسَ بِأَمَانِيِّكُمۡ وَلَآ أَمَانِيِّ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِۗ مَن يَعۡمَلۡ سُوٓءٗا يُجۡزَ بِهِۦ وَلَا يَجِدۡ لَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا

Nuk është (shpërblimi) sipas dëshirave tuaja e as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit, por kushdo që bën keq, do të ndëshkohet për të dhe, përveç Allahut, nuk do të gjejë mbrojtës e as ndihmës. info
التفاسير:

external-link copy
124 : 4

وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ نَقِيرٗا

E kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull, qoftë femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t'i bëhet padrejtësi asnjë grimë. info
التفاسير:

external-link copy
125 : 4

وَمَنۡ أَحۡسَنُ دِينٗا مِّمَّنۡ أَسۡلَمَ وَجۡهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ وَٱتَّبَعَ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۗ وَٱتَّخَذَ ٱللَّهُ إِبۡرَٰهِيمَ خَلِيلٗا

Kush ka fe më të mirë se ai që i është dorëzuar çiltërisht Allahut, duke qenë vepërmirë, dhe ndjek fenë e pastër të Ibrahimit?! Allahu e mori Ibrahimin për mik të dashur. info
التفاسير:

external-link copy
126 : 4

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطٗا

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në Tokë dhe Allahu përfshin çdo gjë (me dijen dhe fuqinë e Tij). info
التفاسير:

external-link copy
127 : 4

وَيَسۡتَفۡتُونَكَ فِي ٱلنِّسَآءِۖ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِيهِنَّ وَمَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ فِي يَتَٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّٰتِي لَا تُؤۡتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرۡغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلۡوِلۡدَٰنِ وَأَن تَقُومُواْ لِلۡيَتَٰمَىٰ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمٗا

Të pyesin ty në lidhje me gratë, thuaju: "Allahu ju jep përgjigje lidhur me to dhe lidhur me atë që ju lexohet në Libër për gratë jetime, të cilave nuk ua jepni atë që është caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to, si dhe (ju sqaron) lidhur me fëmijët e dobët dhe se duhet të kujdeseni për jetimët me drejtësi. S'ka dyshim se për çfarëdo të mire që bëni, Allahu është i Gjithëditur. info
التفاسير: