કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે.

પેજ નંબર:close

external-link copy
92 : 4

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin, përveçse gabimisht. E, kush vret një besimtar pa dashje, duhet të lirojë një rob besimtar dhe të shpaguajë gjakun duke ia dorëzuar shpagimin familjes së tij, përveç nëse ia falin. Në qoftë se i vrari është nga një popull që e keni armik dhe është besimtar, atëherë duhet të lirohet një rob besimtar. Ndërkaq, nëse (i vrari) është nga një popull me të cilin keni marrëveshje, atëherë duhet shpaguar gjaku duke iu dorëzuar shpagimi familjes së tij dhe duhet liruar një rob besimtar. Ndërkaq, ai që nuk ka mundësi, duhet të agjërojë dy muaj rresht, që t'i pranohet pendimi nga Allahu. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë. info
التفاسير:

external-link copy
93 : 4

وَمَن يَقۡتُلۡ مُؤۡمِنٗا مُّتَعَمِّدٗا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَٰلِدٗا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمٗا

E kush vret një besimtar qëllimisht, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të një dënim të madh. info
التفاسير:

external-link copy
94 : 4

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا ضَرَبۡتُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَتَبَيَّنُواْ وَلَا تَقُولُواْ لِمَنۡ أَلۡقَىٰٓ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَٰمَ لَسۡتَ مُؤۡمِنٗا تَبۡتَغُونَ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٞۚ كَذَٰلِكَ كُنتُم مِّن قَبۡلُ فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ فَتَبَيَّنُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا

O besimtarë! Kur të dilni (për të luftuar) në rrugën e Allahut, shqyrtoni çdo gjë me kujdes e mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: "Nuk je besimtar", duke kërkuar kështu pasurinë e kësaj bote, sepse tek Allahu ka begati të shumta. Ashtu ishit edhe ju më parë, por Allahu ju dha mirësi, andaj shqyrtoni çdo gjë me kujdes! Allahu e di mirë çfarë veproni. info
التفاسير: