કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે.

પેજ નંબર:close

external-link copy
128 : 4

وَإِنِ ٱمۡرَأَةٌ خَافَتۡ مِنۢ بَعۡلِهَا نُشُوزًا أَوۡ إِعۡرَاضٗا فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَآ أَن يُصۡلِحَا بَيۡنَهُمَا صُلۡحٗاۚ وَٱلصُّلۡحُ خَيۡرٞۗ وَأُحۡضِرَتِ ٱلۡأَنفُسُ ٱلشُّحَّۚ وَإِن تُحۡسِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا

Nëse një grua ka frikë nga përbuzja ose shmangia e burrit të saj, nuk ka mëkat për ata të dy të bëjnë ndonjë marrëveshje mes tyre, e marrëveshja është më e mirë (sesa ndarja). Shpirtrat janë të prirë nga lakmia, por, nëse silleni mirë dhe ruheni, pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë veproni. info
التفاسير:

external-link copy
129 : 4

وَلَن تَسۡتَطِيعُوٓاْ أَن تَعۡدِلُواْ بَيۡنَ ٱلنِّسَآءِ وَلَوۡ حَرَصۡتُمۡۖ فَلَا تَمِيلُواْ كُلَّ ٱلۡمَيۡلِ فَتَذَرُوهَا كَٱلۡمُعَلَّقَةِۚ وَإِن تُصۡلِحُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Nuk do të mund të jeni të drejtë ndaj grave tuaja (në dashuri), edhe nëse përpiqeni, por mos anoni tërësisht vetëm nga njëra e ta lini tjetrën si të varur. Në qoftë se përmirësoni dhe ruheni, atëherë sigurisht që Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
130 : 4

وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغۡنِ ٱللَّهُ كُلّٗا مِّن سَعَتِهِۦۚ وَكَانَ ٱللَّهُ وَٰسِعًا حَكِيمٗا

Nëse ata ndahen, Allahu e bën të pavarur çdonjërin nga ata me begatinë e Tij. Allahu është Bujar, i Urtë. info
التفاسير:

external-link copy
131 : 4

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ وَصَّيۡنَا ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَإِيَّاكُمۡ أَنِ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدٗا

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është dhënë Libri para jush dhe ju: "Ta keni frikë Allahun!" Nëse mohoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu është i Panevojë, i Lavdëruar. info
التفاسير:

external-link copy
132 : 4

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا

Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Mjafton Allahu si Mbikëqyrës. info
التفاسير:

external-link copy
133 : 4

إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأۡتِ بِـَٔاخَرِينَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرٗا

Nëse do, Ai ju shkatërron ju, o njerëz, dhe sjell të tjerë. Allahu është i Plotfuqishëm për të bërë këtë. info
التفاسير:

external-link copy
134 : 4

مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا

Kushdo që e synon shpërblimin e kësaj bote, le ta dijë se tek Allahu është shpërblimi i kësaj bote dhe i botës tjetër. Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë. info
التفاسير: