Thuaj: "O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të drejtë për ne e ju: se do ta adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë në adhurim dhe se nuk do të marrim njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut!" E, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!"
Ja, ju u fjalëtuat me ne për diçka për të cilën keni njëfarë njohurie, por përse fjalëtoheni për diçka për të cilën nuk keni kurrfarë diturie?! Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.
Në të vërtetë, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky pejgamber bashkë me ata që besuan (në të). Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.