Të gjitha ushqimet ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atyre që Israili (Jakubi) ia ndaloi vetvetes, para se të shpallej Teurati. Thuaj: "Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse e thoni të vërtetën!"
Në të ka shenja të qarta: Vendqëndrimi i Ibrahimit; dhe se ai që hyn në të është i sigurt. Është detyrë për njerëzit që për Allahun ta kryejnë haxhillëkun, ata që kanë mundësi. E kush e mohon, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për askënd.
Thuaj: O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga feja e Allahut ata që besojnë, duke dëshiruar shmangien (nga e vërteta), ndonëse jeni dëshmitarë (se ajo është feja e drejtë)?! Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veproni."