më parë si udhëzim për njerëzit dhe zbriti edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e kota). Sigurisht se ata që i mohojnë Shpalljet e Allahut i pret një dënim i rëndë. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje.
Është Ai që ta zbriti Librin (Kuranin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë bazë e Librit, por ka edhe të tjera jo fort të qarta. Ata, zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, ndjekin ato që nuk janë krejtësisht të qarta, duke dashur të ngjallin huti dhe t'i shpjegojnë ato sipas dëshirës, ndonëse kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, të thelluarit në dije thonë: "Ne e besojmë atë (Kuranin): i tëri është nga Zoti ynë." Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.