Pasi e morën, vendosën që ta hidhnin në fund të një pusi dhe Ne i shpallëm Jusufit: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, pa e vënë re ata (që ti je Jusufi).”
التفاسير:
16:12
وَجَآءُوٓ أَبَاهُمۡ عِشَآءٗ يَبۡكُونَ
Dhe në mbrëmje ata shkuan te babai i tyre, duke qarë.
Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë. Ai tha: “Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka (tjetër nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju”.
(Ndërkohë në pus) erdhi një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata.
Një njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.