የቅዱስ ቁርዓን ይዘት ትርጉም - የአልባኒያኛ ትርጉም - በሩዋድ የትርጉም ማዕከል - ገና ያልተጠናቀቀ

የገፅ ቁጥር:close

external-link copy
38 : 4

وَٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۗ وَمَن يَكُنِ ٱلشَّيۡطَٰنُ لَهُۥ قَرِينٗا فَسَآءَ قَرِينٗا

(Ai nuk i do) as ata që japin pasurinë e tyre sa për sy e faqe, ndërkohë që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Fundit. Ai që merr shejtanin për shok të ngushtë, sa shok të lig që ka marrë! info
التفاسير:

external-link copy
39 : 4

وَمَاذَا عَلَيۡهِمۡ لَوۡ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِهِمۡ عَلِيمًا

E çka do t'i gjente ata sikur të besonin Allahun e Ditën e Fundit dhe të jepnin nga begatitë që ua ka dhënë Allahu?! Allahu di çdo gjë për ta. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 4

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖۖ وَإِن تَكُ حَسَنَةٗ يُضَٰعِفۡهَا وَيُؤۡتِ مِن لَّدُنۡهُ أَجۡرًا عَظِيمٗا

Në të vërtetë, Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, por, nëse është punë e mirë, e shumëfishon atë dhe dhuron nga ana e Tij shpërblim madhështor. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 4

فَكَيۡفَ إِذَا جِئۡنَا مِن كُلِّ أُمَّةِۭ بِشَهِيدٖ وَجِئۡنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِ شَهِيدٗا

Si do të jetë gjendja kur të sjellim prej çdo populli nga një dëshmitar dhe të të sjellim ty (Muhamed) dëshmitar mbi këta (njerëz)?! info
التفاسير:

external-link copy
42 : 4

يَوۡمَئِذٖ يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَعَصَوُاْ ٱلرَّسُولَ لَوۡ تُسَوَّىٰ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضُ وَلَا يَكۡتُمُونَ ٱللَّهَ حَدِيثٗا

Atë ditë, ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të Dërguarin, do të dëshironin të bëheshin rrafsh me tokën, por ata nuk mund të fshehin nga Allahu asgjë. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 4

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقۡرَبُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنتُمۡ سُكَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَعۡلَمُواْ مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغۡتَسِلُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا

O besimtarë! Mos iu afroni namazit (e as xhamisë) duke qenë të dehur, derisa të dini çfarë po thoni, as duke qenë xhunubë (të papastër), përveçse si kalimtarë, derisa të laheni. Ndërkaq, nëse jeni të sëmurë ose jeni në udhëtim, ose keni kryer nevojën a keni bërë marrëdhënie me gra e nuk gjeni ujë (për t'u pastruar), atëherë fërkoni fytyrat dhe duart tuaja me dhé të pastër. Me të vërtetë, Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës i Madh. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 4

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبٗا مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ يَشۡتَرُونَ ٱلضَّلَٰلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّواْ ٱلسَّبِيلَ

A nuk i sheh ata të cilëve u është dhënë një pjesë (nga dija) e Librit se si e zgjedhin humbjen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën (e drejtë)?! info
التفاسير: