የቅዱስ ቁርዓን ይዘት ትርጉም - የአልባኒያኛ ትርጉም - በሩዋድ የትርጉም ማዕከል - ገና ያልተጠናቀቀ

የገፅ ቁጥር:close

external-link copy
135 : 4

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ بِٱلۡقِسۡطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۡ أَوِ ٱلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَۚ إِن يَكُنۡ غَنِيًّا أَوۡ فَقِيرٗا فَٱللَّهُ أَوۡلَىٰ بِهِمَاۖ فَلَا تَتَّبِعُواْ ٱلۡهَوَىٰٓ أَن تَعۡدِلُواْۚ وَإِن تَلۡوُۥٓاْ أَوۡ تُعۡرِضُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا

O besimtarë! Bëhuni zbatues të patundur të drejtësisë, dëshmitarë për hir të Allahut, qoftë dhe kundër vetes ose kundër prindërve e të afërmve tuaj, pavarësisht nëse (ai për të cilin dëshmoni) është i pasur a i varfër, Allahu është më i afërm për ta! Andaj, mos ndiqni ndjenjat e të ndryshoni të vërtetën. Në qoftë se shtrembëroni (të vërtetën) ose shmangeni (nga dëshmimi), dijeni se Allahu e di mirë çfarë veproni. info
التفاسير:

external-link copy
136 : 4

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِي نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِن قَبۡلُۚ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا

O besimtarë! Besojeni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin që ia shpalli të Dërguarit të Tij dhe Librat që i dërgoi më parë. Kushdo që mohon Allahun, melekët, Librat, të dërguarit e Tij dhe Ditën e Fundit, me të vërtetë ka rënë në një humbje të largët. info
التفاسير:

external-link copy
137 : 4

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ ءَامَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ ٱزۡدَادُواْ كُفۡرٗا لَّمۡ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغۡفِرَ لَهُمۡ وَلَا لِيَهۡدِيَهُمۡ سَبِيلَۢا

Ata që besuan e më pas mohuan, pas kësaj sërish besuan e pastaj mohuan dhe mandej e shtuan mosbesimin, pa dyshim, Allahu nuk do t'i falë e as do t'i përudhë në rrugë të drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
138 : 4

بَشِّرِ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ بِأَنَّ لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا

Njoftoji dyfytyrëshit se për ta do të ketë dënim të dhembshëm, info
التفاسير:

external-link copy
139 : 4

ٱلَّذِينَ يَتَّخِذُونَ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ أَيَبۡتَغُونَ عِندَهُمُ ٱلۡعِزَّةَ فَإِنَّ ٱلۡعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعٗا

të cilët marrin jobesimtarët për mbrojtës në vend të besimtarëve. A mos kërkojnë tek ata fuqi e krenari?! Pa dyshim, tërë fuqia e krenaria i takon Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
140 : 4

وَقَدۡ نَزَّلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أَنۡ إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكۡفَرُ بِهَا وَيُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُواْ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦٓ إِنَّكُمۡ إِذٗا مِّثۡلُهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡكَٰفِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا

Ai jua ka shpallur në Libër: kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to (nga jobesimtarët e dyfytyrëshit), mos rrini me ta, derisa të hyjnë në një bisedë tjetër, se, përndryshe, do të ishit si ata. Allahu do t'i tubojë të gjithë dyfytyrëshit dhe jobesimtarët në Xhehenem, info
التفاسير: