Bản dịch ý nghĩa nội dung Qur'an - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها

Số trang:close

external-link copy
36 : 27

فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ

Kur erdhi (i dërguari), Sulejmani tha: "Vallë, me pasuri doni të më joshni? Ajo që më ka dhënë Allahu është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve. Por, ju gëzoheni me dhuratat tuaja. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 27

ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Kthehu tek ata se, pa dyshim, ne do t'u vemi atyre me ushtri, së cilës nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë që andej të poshtëruar e të përbuzur." info
التفاسير:

external-link copy
38 : 27

قَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

Pastaj tha: "Oj pari! Cili prej jush mund të ma sjellë fronin e saj para se të më vijnë të nënshtruar?" info
التفاسير:

external-link copy
39 : 27

قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ

Një i fuqishëm nga xhinët tha: "Unë ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi. Unë kam fuqi për këtë dhe jam i besueshëm." info
التفاسير:

external-link copy
40 : 27

قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ

Por, ai që kishte njohuri nga Libri, tha: "Unë ta sjell atë sa hap e mbyll sytë." Kur e pa atë të vendosur para tij, tha: "Kjo është prej mirësisë së Zotit tim, për të më sprovuar nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush falënderon, në të vërtetë e ka për të mirën e vet e, kush mohon, (le ta dijë se) Zoti im është i Panevojë e Bujar. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 27

قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ

Ai tha: "Ndryshojani asaj fronin, që të shohim nëse do ta dallojë, apo është prej atyre që nuk dinë të dallojnë. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 27

فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ

Kështu, kur erdhi ajo, u pyet: "A është froni yt i këtillë?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai." (Sulejmani i tha:) "Neve na është dhënë dituria para kësaj dhe ne ishim të nënshtruar (ndaj Allahut)." info
التفاسير:

external-link copy
43 : 27

وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ

Atë e kishte penguar (nga besimi) ajo që adhuronte në vend të Allahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 27

قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Asaj iu tha: "Hyr në pallat." Kur e pa atë, kujtoi se ishte ujë, kështu që zbuloi kërcinjtë e saj. Ai tha: "Ky është një pallat i shtruar me xhama." Ajo tha: "Zoti im, unë i paskam bërë padrejtësi vetvetes e tani, bashkë me Sulejmanin, i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve." info
التفاسير: