قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ

بەت نومۇرى:close

external-link copy
53 : 29

وَيَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَلَوۡلَآ أَجَلٞ مُّسَمّٗى لَّجَآءَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ وَلَيَأۡتِيَنَّهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Ata kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin. Sikur të mos ishte një afat i caktuar, me siguri do t'u vinte dënimi. Por, patjetër që ai do t'u vijë atyre papritur, pa e vënë re. info
التفاسير:

external-link copy
54 : 29

يَسۡتَعۡجِلُونَكَ بِٱلۡعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةُۢ بِٱلۡكَٰفِرِينَ

Ata kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin, por, me të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë jobesimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
55 : 29

يَوۡمَ يَغۡشَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَمِن تَحۡتِ أَرۡجُلِهِمۡ وَيَقُولُ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Ditën kur do t'i mbulojë dënimi prej së larti dhe poshtë këmbëve të tyre, Ai do t'u thotë: "Shijoni dënimin për atë që keni bërë!" info
التفاسير:

external-link copy
56 : 29

يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ أَرۡضِي وَٰسِعَةٞ فَإِيَّٰيَ فَٱعۡبُدُونِ

O robërit e Mi që keni besuar! Me të vërtetë, Toka Ime është e gjerë, andaj vetëm Mua adhuromëni! info
التفاسير:

external-link copy
57 : 29

كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۖ ثُمَّ إِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj te Ne do të ktheheni. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 29

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُبَوِّئَنَّهُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ غُرَفٗا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ نِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i strehojmë në pallate të Xhenetit, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë që është shpërblimi i punëmbarëve, info
التفاسير:

external-link copy
59 : 29

ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

të cilët bëjnë durim dhe që vetëm te Zoti i tyre mbështeten. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 29

وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٖ لَّا تَحۡمِلُ رِزۡقَهَا ٱللَّهُ يَرۡزُقُهَا وَإِيَّاكُمۡۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Sa shumë gjallesa ka që nuk mund të sigurojnë ushqim për vete! Allahu është Ai që i furnizon ato dhe ju. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 29

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ

Nëse do t'i pyesje ata se kush i krijoi qiejt e Tokën dhe i nënshtroi Diellin e Hënën, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Përse largohen atëherë?! info
التفاسير:

external-link copy
62 : 29

ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ وَيَقۡدِرُ لَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Allahu ia shton rizkun kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia pakon kujt të dojë. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 29

وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ مَوۡتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ

Nëse do t'i pyesje ata se kush e lëshon shiun nga qielli, me të cilin gjallëron tokën pasi të jetë tharë, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut", por shumica e tyre nuk kuptojnë. info
التفاسير: