قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ

بەت نومۇرى:close

external-link copy
7 : 29

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَحۡسَنَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne, pa dyshim, do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'ua japim shpërblimin sipas punëve më të mira që kanë bërë. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 29

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حُسۡنٗاۖ وَإِن جَٰهَدَاكَ لِتُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَآۚ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 29

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُدۡخِلَنَّهُمۡ فِي ٱلصَّٰلِحِينَ

Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, do t'i futim në mesin e të mirëve. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 29

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Disa njerëz thonë: "Ne e besojmë Allahun", por kur lëndohen në rrugën e Allahut, torturimin e njerëzve e barazojnë me dënimin e Allahut. E, kur vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, ata thonë: "Në të vërtetë, ne ishim me ju." A nuk e di Allahu më së miri se çfarë ka në zemrat e njerëzve?! info
التفاسير:

external-link copy
11 : 29

وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ

Allahu, me siguri, do t'i zbulojë ata që besojnë dhe Ai do t'i zbulojë dyfytyrëshit. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 29

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبِعُواْ سَبِيلَنَا وَلۡنَحۡمِلۡ خَطَٰيَٰكُمۡ وَمَا هُم بِحَٰمِلِينَ مِنۡ خَطَٰيَٰهُم مِّن شَيۡءٍۖ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Ata që nuk besojnë u thonë besimtarëve: "Ndiqni rrugën tonë, se ne do t'i mbartim gjynahet tuaja." Por, ata nuk do të mbartin asnjë gjynah të tyre. S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 29

وَلَيَحۡمِلُنَّ أَثۡقَالَهُمۡ وَأَثۡقَالٗا مَّعَ أَثۡقَالِهِمۡۖ وَلَيُسۡـَٔلُنَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عَمَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Në të vërtetë, ata do të bartin barrët e veta e barrë të tjera bashkë me barrët e tyre dhe ata do të pyeten në Ditën e Kiametit për atë që trillonin. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 29

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمۡ أَلۡفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمۡسِينَ عَامٗا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë vjet, pa pesëdhjetë, por ata i përfshiu përmbytja, duke qenë zullumqarë. info
التفاسير: