Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt.

Pagina nummer:close

external-link copy
11 : 39

قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ

Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë info
التفاسير:

external-link copy
12 : 39

وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

dhe jam urdhëruar që të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij." info
التفاسير:

external-link copy
13 : 39

قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim." info
التفاسير:

external-link copy
14 : 39

قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصٗا لَّهُۥ دِينِي

Thuaj: "Vetëm Allahun e adhuroj, me përkushtim të sinqertë ndaj Tij. info
التفاسير:

external-link copy
15 : 39

فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ

E ju adhuroni çfarëdo që dëshironi përveç Tij." Thuaj: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, kjo është humbja e qartë." info
التفاسير:

external-link copy
16 : 39

لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٞ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٞۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ

Ata do të kenë shtresa zjarri sipër dhe poshtë tyre. Kështu i kërcënon Allahu robërit e Tij. Pra, o robërit e Mi, më kini frikën Mua! info
التفاسير:

external-link copy
17 : 39

وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ

Ndërkaq, për ata që i shmangen adhurimit të zotave të rremë dhe kthehen tek Allahu të penduar, do të ketë përgëzim. Prandaj, jepu lajmin e gëzueshëm robërve të Mi, info
التفاسير:

external-link copy
18 : 39

ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

atyre që me vëmendje e dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën e saj. Këta janë ata që i ka udhëzuar Allahu dhe pikërisht këta janë mendarët. info
التفاسير:

external-link copy
19 : 39

أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ

A mund ta shpëtosh atë për të cilin është dhënë vendimi për dënim? A mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr? info
التفاسير:

external-link copy
20 : 39

لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٞ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٞ مَّبۡنِيَّةٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ

Ndërkaq, për ata që i frikësohen Zotit të tyre do të ketë pallate të larta, të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Ky është premtimi i Allahut e Allahu nuk e thyen kurrë premtimin. info
التفاسير:

external-link copy
21 : 39

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ

A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe e drejton atë nëpër burime në tokë? Pastaj, me anë të tij, nxjerr bimë me ngjyra të ndryshme. Më pas, ato thahen dhe i sheh të zverdhura; në fund i shndërron në thërrime. Vërtet, në këtë ka mësim për ata që kanë mend. info
التفاسير: