Fassarar Ma'anonin Alqura'ni - Fassarar Albaniyanci - Cibiyar fassara ta Ruwwad - ana kan aikinsa a yanzu

Lambar shafi:close

external-link copy
29 : 11

وَيَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مَالًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۚ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۚ إِنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ

O Populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju për këtë kurrfarë pasurie, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë nuk do t'i përzë ata që besojnë. Ata do ta takojnë Zotin e tyre. Por, po e shoh se jeni popull që nuk dini. info
التفاسير:

external-link copy
30 : 11

وَيَٰقَوۡمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمۡۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

O populli im! Kush do të më ndihmojë mua para Allahut, po qe se i përzë ata. Si nuk kuptoni?! info
التفاسير:

external-link copy
31 : 11

وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّي مَلَكٞ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزۡدَرِيٓ أَعۡيُنُكُمۡ لَن يُؤۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيۡرًاۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا فِيٓ أَنفُسِهِمۡ إِنِّيٓ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Nuk po ju them se unë zotëroj thesaret e Allahut, as se e di të fshehtën e as po ju them se jam melek. As do t'u them atyre që i përbuzni në sytë tuaj, se Allahu nuk do t'u japë mirësi. Allahu e di mirë ç'ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, do të isha njëmend zullumqar." info
التفاسير:

external-link copy
32 : 11

قَالُواْ يَٰنُوحُ قَدۡ جَٰدَلۡتَنَا فَأَكۡثَرۡتَ جِدَٰلَنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Ata thanë: "O Nuh, mjaft u grinde me ne, madje e teprove duke u grindur, prandaj na e sill atë (dënimin) me të cilin po na kërcënon, nëse e thua të vërtetën." info
التفاسير:

external-link copy
33 : 11

قَالَ إِنَّمَا يَأۡتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ

Ai tha: Atë jua sjell Allahu, nëse do, e ju nuk do të mund të shpëtoni. info
التفاسير:

external-link copy
34 : 11

وَلَا يَنفَعُكُمۡ نُصۡحِيٓ إِنۡ أَرَدتُّ أَنۡ أَنصَحَ لَكُمۡ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغۡوِيَكُمۡۚ هُوَ رَبُّكُمۡ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

As këshilla ime s'do t'ju bëjë dobi, edhe nëse do të doja t'ju këshilloja, po qe se Allahu dëshiron t'ju humbë. Ai është Zoti juaj dhe tek Ai do të ktheheni. info
التفاسير:

external-link copy
35 : 11

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَعَلَيَّ إِجۡرَامِي وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُجۡرِمُونَ

Apo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë gjynahu im bie mbi mua dhe unë nuk do të jap llogari për gjynahet që bëni ju." info
التفاسير:

external-link copy
36 : 11

وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤۡمِنَ مِن قَوۡمِكَ إِلَّا مَن قَدۡ ءَامَنَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

Nuhut iu shpall: "Nuk do të besojë nga populli yt askush përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u pikëllo për atë që bënin. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 11

وَٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ

Dhe ndërtoje anijen nën Sytë Tanë (mbikëqyrjen Tonë) e sipas udhëzimit Tonë dhe mos m'u lut për ata që bënë zullum, se ata do të fundosen me siguri." info
التفاسير: