Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Centre Rawwâd de Traduction - travail en cours

El Enfal

external-link copy
1 : 8

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَنفَالِۖ قُلِ ٱلۡأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَصۡلِحُواْ ذَاتَ بَيۡنِكُمۡۖ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ

Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaju: "Plaçka e luftës i takon Allahut dhe të Dërguarit. Pra, kini frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë." info
التفاسير:

external-link copy
2 : 8

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَإِذَا تُلِيَتۡ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

Besimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve drithërohen kur përmendet Allahu dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet imani dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten, info
التفاسير:

external-link copy
3 : 8

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

të cilët falin namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 8

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَمَغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ

Pikërisht këta janë besimtarët e vërtetë. Ata do të kenë shkallë të larta te Zoti i tyre dhe falje e furnizim bujar. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 8

كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ

Zoti yt të nxori nga shtëpia jote me të vërtetën, edhe pse këtë e urrenin një grup besimtarësh. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 8

يُجَٰدِلُونَكَ فِي ٱلۡحَقِّ بَعۡدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلۡمَوۡتِ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

Ata fjalëtoheshin me ty për të vërtetën pasi u bë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes duke e parë. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 8

وَإِذۡ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحۡدَى ٱلطَّآئِفَتَيۡنِ أَنَّهَا لَكُمۡ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيۡرَ ذَاتِ ٱلشَّوۡكَةِ تَكُونُ لَكُمۡ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقۡطَعَ دَابِرَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Kujtoni kur Allahu ju premtoi që njëri nga dy grupet do të jetë juaji, ndërkohë që ju dëshironit që ai pa fuqi luftarake të ishte juaji, por Allahu dëshironte ta jetësonte të vërtetën me Fjalët e Tij dhe t'i shfaroste jobesimtarët, info
التفاسير:

external-link copy
8 : 8

لِيُحِقَّ ٱلۡحَقَّ وَيُبۡطِلَ ٱلۡبَٰطِلَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ

për të bërë të Vërtetën ngadhënjyese dhe për të shuar të pavërtetën, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit. info
التفاسير: