Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaju: "Plaçka e luftës i takon Allahut dhe të Dërguarit. Pra, kini frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë."
Besimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve drithërohen kur përmendet Allahu dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet imani dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,
Kujtoni kur Allahu ju premtoi që njëri nga dy grupet do të jetë juaji, ndërkohë që ju dëshironit që ai pa fuqi luftarake të ishte juaji, por Allahu dëshironte ta jetësonte të vërtetën me Fjalët e Tij dhe t'i shfaroste jobesimtarët,