Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al albanés - Centro de traducción Rwwad (en proceso)

Número de página:close

external-link copy
122 : 3

إِذۡ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمۡ أَن تَفۡشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَاۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Dhe kur dy grupe nga ju deshën të zmbrapsen, por Allahu ishte Ndihmësi i tyre. Prandaj, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
123 : 3

وَلَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدۡرٖ وَأَنتُمۡ أَذِلَّةٞۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ishit të dobët, andaj kijeni frikë Allahun, që të jeni mirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
124 : 3

إِذۡ تَقُولُ لِلۡمُؤۡمِنِينَ أَلَن يَكۡفِيَكُمۡ أَن يُمِدَّكُمۡ رَبُّكُم بِثَلَٰثَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ

Ti u thoshe besimtarëve: "A nuk ju mjafton që Zoti juaj t'ju ndihmojë me tre mijë melekë të dërguar?" info
التفاسير:

external-link copy
125 : 3

بَلَىٰٓۚ إِن تَصۡبِرُواْ وَتَتَّقُواْ وَيَأۡتُوكُم مِّن فَوۡرِهِمۡ هَٰذَا يُمۡدِدۡكُمۡ رَبُّكُم بِخَمۡسَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ

Gjithsesi! Nëse ju duroni dhe e keni frikë Allahun e ata (armiqtë) sulen drejt jush, atëherë Allahu do t'ju ndihmojë me pesë mijë melekë të dalluar me shenjë. info
التفاسير:

external-link copy
126 : 3

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ لَكُمۡ وَلِتَطۡمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦۗ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ

Allahu e bëri këtë vetëm që t'jua japë lajmin e gëzueshëm dhe që zemrat tuaja të qetësohen, - ndërkohë fitorja vjen vetëm nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti, - info
التفاسير:

external-link copy
127 : 3

لِيَقۡطَعَ طَرَفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَوۡ يَكۡبِتَهُمۡ فَيَنقَلِبُواْ خَآئِبِينَ

dhe që të shkatërrojë një grup jobesimtarësh ose t'i poshtërojë e të kthehen të dëshpëruar. info
التفاسير:

external-link copy
128 : 3

لَيۡسَ لَكَ مِنَ ٱلۡأَمۡرِ شَيۡءٌ أَوۡ يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡ أَوۡ يُعَذِّبَهُمۡ فَإِنَّهُمۡ ظَٰلِمُونَ

Çështja nuk është aspak në dorën tënde (o Muhamed): nëse do Ai, ua pranon pendimin (duke i udhëzuar) ose i dënon (ata që mbesin në mosbesim), se ata janë vërtet keqbërës. info
التفاسير:

external-link copy
129 : 3

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai e fal atë që do dhe e ndëshkon atë që do. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
130 : 3

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَأۡكُلُواْ ٱلرِّبَوٰٓاْ أَضۡعَٰفٗا مُّضَٰعَفَةٗۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

O ju që besoni! Mos e hani kamatën në mënyrë të shumëfishuar dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni! info
التفاسير:

external-link copy
131 : 3

وَٱتَّقُواْ ٱلنَّارَ ٱلَّتِيٓ أُعِدَّتۡ لِلۡكَٰفِرِينَ

Dhe ruajuni Zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët! info
التفاسير:

external-link copy
132 : 3

وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! info
التفاسير: