Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al albanés - Centro de traducción Rwwad (en proceso)

Número de página:close

external-link copy
101 : 3

وَكَيۡفَ تَكۡفُرُونَ وَأَنتُمۡ تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمۡ رَسُولُهُۥۗ وَمَن يَعۡتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدۡ هُدِيَ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Si mund të mos besoni kur juve ju lexohen ajetet e Allahut dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! E kush lidhet me Allahun është udhëzuar në rrugë të drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
102 : 3

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسۡلِمُونَ

O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si duhet të kihet frikë Ai dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, përveçse duke qenë muslimanë! info
التفاسير:

external-link copy
103 : 3

وَٱعۡتَصِمُواْ بِحَبۡلِ ٱللَّهِ جَمِيعٗا وَلَا تَفَرَّقُواْۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ كُنتُمۡ أَعۡدَآءٗ فَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِكُمۡ فَأَصۡبَحۡتُم بِنِعۡمَتِهِۦٓ إِخۡوَٰنٗا وَكُنتُمۡ عَلَىٰ شَفَا حُفۡرَةٖ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنۡهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ

Mbahuni fort pas litarit të Allahut që të gjithë e mos u përçani! Kujtojeni dhuntinë e Allahut mbi ju kur ju ishit armiq e Ai i pajtoi zemrat tuaja dhe falë mirësisë së Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë humnerës së Zjarrit e Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu Shpalljet e Veta, që të përudheni në rrugën e drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
104 : 3

وَلۡتَكُن مِّنكُمۡ أُمَّةٞ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلۡخَيۡرِ وَيَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Le të jetë një grup prej jush që thërret në mirësi, urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen, sepse pikërisht këta janë të shpëtuarit. info
التفاسير:

external-link copy
105 : 3

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَٱخۡتَلَفُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Mos u bëni si ata që u përçanë e ranë në kundërshti pasi u erdhën dëshmitë e qarta, sepse për ta do të ketë dënim të madh, info
التفاسير:

external-link copy
106 : 3

يَوۡمَ تَبۡيَضُّ وُجُوهٞ وَتَسۡوَدُّ وُجُوهٞۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسۡوَدَّتۡ وُجُوهُهُمۡ أَكَفَرۡتُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

Ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa fytyra do të nxihen. Atyre që do t'u nxihen fytyrat, do t'u thuhet: "A mohuat pas besimit?! Atëherë shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!" info
التفاسير:

external-link copy
107 : 3

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱبۡيَضَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فَفِي رَحۡمَةِ ٱللَّهِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Ndërkaq, ata të cilëve do t'u zbardhen fytyrat do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë. info
التفاسير:

external-link copy
108 : 3

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۗ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعَٰلَمِينَ

Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Allahu nuk i dëshiron padrejtësi askujt. info
التفاسير: