[318] Bëhet fjalë për Traktatin e Paqes së Hudejbijes, të lidhur midis Profetit Muhamed (a.s.) dhe udhëheqësve të Mekës në vitin 6 h / 628 e.s.. Sipas komentuesve të Kuranit, marrëveshja e armëpushimit hoqi barrierat midis idhujtarëve të Mekës dhe myslimanëve të Medinës dhe kontaktet paqësore ndërmjet tyre bënë që të përhapej me shpejtësi besimi islam ndër fiset arabe. Prandaj kjo marrëveshje u quajt “fitore e qartë”.
[319] Shih shënimin në vargun 248 të sures 2.