ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها

سورة الأعراف - El A’raf

external-link copy
1 : 7

الٓمٓصٓ

Elif, lam, mim, sad. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 7

كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيۡكَ فَلَا يَكُن فِي صَدۡرِكَ حَرَجٞ مِّنۡهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Ky është një Libër që të është shpallur ty, andaj le të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd për shkak të tij, (meqë të është shpallur) që të paralajmërosh me të dhe si këshillë për besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
3 : 7

ٱتَّبِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ وَلَا تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۗ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

Ndiqni atë që ju është shpallur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës (të tjerë) përveç Tij! Sa pak që merrni mësim! info
التفاسير:

external-link copy
4 : 7

وَكَم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأۡسُنَا بَيَٰتًا أَوۡ هُمۡ قَآئِلُونَ

Sa shumë qytete Ne i kemi shkatërruar! Atyre u erdhi dënimi Ynë natën ose teksa ishin duke pushuar në mesditë. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 7

فَمَا كَانَ دَعۡوَىٰهُمۡ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Thirrja e tyre e vetme, kur i goditi dënimi Ynë, ishte: "Ne ishim vërtet keqbërës!" info
التفاسير:

external-link copy
6 : 7

فَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Ne, patjetër, do t'i marrim në pyetje ata të cilëve u janë dërguar të dërguarit dhe sigurisht do t'i pyesim edhe vetë të dërguarit. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 7

فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيۡهِم بِعِلۡمٖۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ

Pastaj Ne do t'ua paraqesim atyre çdo gjë (që kanë bërë) me dije (të plotë), sepse Ne nuk kemi qenë të papranishëm. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 7

وَٱلۡوَزۡنُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّۚ فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Peshimi në atë ditë do të jetë i drejtë. Ata, peshorja e të cilëve do të jetë e rëndë, mu ata janë të shpëtuarit. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 7

وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَظۡلِمُونَ

Ndërkaq, ata, peshorja e të cilëve do të jetë e lehtë, mu ata janë që e kanë humbur vetveten, sepse i mohonin padrejtësisht ajetet Tona. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 7

وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَۗ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

Ne ju vendosëm në Tokë dhe ju siguruam mjete jetese në të. Sa pak që jeni mirënjohës! info
التفاسير:

external-link copy
11 : 7

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَٰكُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنَٰكُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ لَمۡ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën tuaj, mandej u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe nga ata që bënë sexhde. info
التفاسير: