Nuk ka gjynah për to të dalin pa mbulesë para baballarëve të tyre, bijve të tyre, vëllezërve të tyre, bijve të vëllezërve të tyre, bijve të motrave të tyre, si dhe para grave (muslimane) e robëreshave që i kanë në pronësi. Kijeni frikë Allahun (o gra besimtare), se, me të vërtetë, Allahu është Dëshmitar për çdo gjë!
Ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij janë të mallkuar nga Allahu në këtë botë e në botën tjetër dhe Ai ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.
O Profet, thuaju grave e bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t'i lëshojnë mbulesat mbi trupat e tyre. Kështu është më afër që ato të njihen (si gra të dëlira) e të mos ngacmohen. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Nëse hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, si dhe ata që përhapin lajme të rreme në Medinë, nuk heqin dorë, Ne patjetër do të të japim pushtet mbi ta e atëherë ata nuk do të mbesin me ty në qytet përveçse për pak kohë.