ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانیایی ـ مرکز ترجمه‌ى رواد ـ در حال اجراى آن است.

شماره صفحه:close

external-link copy
55 : 33

لَّا جُنَاحَ عَلَيۡهِنَّ فِيٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ إِخۡوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبۡنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُنَّۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا

Nuk ka gjynah për to të dalin pa mbulesë para baballarëve të tyre, bijve të tyre, vëllezërve të tyre, bijve të vëllezërve të tyre, bijve të motrave të tyre, si dhe para grave (muslimane) e robëreshave që i kanë në pronësi. Kijeni frikë Allahun (o gra besimtare), se, me të vërtetë, Allahu është Dëshmitar për çdo gjë! info
التفاسير:

external-link copy
56 : 33

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا

Vërtet, Allahu e bekon Profetin dhe melekët e Tij luten për të. Andaj, o ju që besoni, lavdërojeni atë dhe përshëndeteni me selam! info
التفاسير:

external-link copy
57 : 33

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابٗا مُّهِينٗا

Ata që fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij janë të mallkuar nga Allahu në këtë botë e në botën tjetër dhe Ai ka përgatitur për ta një dënim poshtërues. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 33

وَٱلَّذِينَ يُؤۡذُونَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ بِغَيۡرِ مَا ٱكۡتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحۡتَمَلُواْ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا

Ndërkaq, ata që i lëndojnë besimtarët e besimtaret për diçka që nuk e kanë bërë, janë ngarkuar me shpifje dhe gjynah të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 33

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّأَزۡوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ يُدۡنِينَ عَلَيۡهِنَّ مِن جَلَٰبِيبِهِنَّۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يُعۡرَفۡنَ فَلَا يُؤۡذَيۡنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O Profet, thuaju grave e bijave të tua dhe grave të besimtarëve që t'i lëshojnë mbulesat mbi trupat e tyre. Kështu është më afër që ato të njihen (si gra të dëlira) e të mos ngacmohen. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 33

۞ لَّئِن لَّمۡ يَنتَهِ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡمُرۡجِفُونَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لَنُغۡرِيَنَّكَ بِهِمۡ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلٗا

Nëse hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, si dhe ata që përhapin lajme të rreme në Medinë, nuk heqin dorë, Ne patjetër do të të japim pushtet mbi ta e atëherë ata nuk do të mbesin me ty në qytet përveçse për pak kohë. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 33

مَّلۡعُونِينَۖ أَيۡنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقۡتِيلٗا

Ata janë të mallkuar, kudo që gjenden, do të kapen e do të vriten keqas. info
التفاسير:

external-link copy
62 : 33

سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا

Ky është ligji i Allahut edhe për ata që ishin më parë e ti nuk mund të gjesh ndryshim në ligjin e Allahut. info
التفاسير: