Ata thanë: "Në të vërtetë Allahu na ka porositur që të mos i besojmë asnjë të dërguari pa na sjellë një kurban që do ta përpijë zjarri (nga qielli)." Thuaju (o Muhamed): "Juve ju erdhën të dërguar para meje me dëshmi të qarta, e edhe me atë që e përmendët, e përse atëherë i vratë ata, nëse e thoni të vërtetën?!"