የቅዱስ ቁርዓን ይዘት ትርጉም - የአልባኒያ ቋንቋ ትርጉም - በሐሳን ናሂ

Sad

external-link copy
1 : 38

صٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ذِي ٱلذِّكۡرِ

Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla, info
التفاسير:

external-link copy
2 : 38

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٖ وَشِقَاقٖ

(se ti Muhamed thua të vërtetën), por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues. info
التفاسير:

external-link copy
3 : 38

كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٖ

Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kanë thirrur për mëshirë, por ka qenë vonë! info
التفاسير:

external-link copy
4 : 38

وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٞ كَذَّابٌ

Ata (mekasit) çuditen për ardhjen e një paralajmëruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 38

أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ

A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” info
التفاسير:

external-link copy
6 : 38

وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٞ يُرَادُ

Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! Kjo është puna që duhet bërë vërtet. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 38

مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ

Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 38

أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ

Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 38

أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ

A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?! info
التفاسير:

external-link copy
10 : 38

أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ

Apo i tyre është pushteti i qiejve, i Tokës dhe ç’ka midis tyre?! Atëherë le të ngjiten me litar (në qiell). info
التفاسير:

external-link copy
11 : 38

جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ

Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 38

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ

Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit), info
التفاسير:

external-link copy
13 : 38

وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٖ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ

por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkës; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 38

إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ

Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim. info
التفاسير:

external-link copy
15 : 38

وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٖ

Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë[278]. info

[278] Pra, nuk do të pushojë derisa të shuhet gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu.

التفاسير:

external-link copy
16 : 38

وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!” info
التفاسير: