Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима

Gafir

external-link copy
1 : 40

حمٓ

Ha, mim. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 40

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ

Shpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi, info
التفاسير:

external-link copy
3 : 40

غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ

Falësi i gjynaheve, Pranuesi i pendimit, i ashpri në ndëshkim dhe Zotëruesi i bujarisë. Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij dhe tek Ai është kthimi. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 40

مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ

Askush nuk kundërshton shenjat e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të të mashtrojë bredhja e tyre nëpër botë! info
التفاسير:

external-link copy
5 : 40

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ

Edhe para tyre kishin përgënjeshtruar populli i Nuhut dhe grupet e tjera pas tij. Çdo popull përpiqej të vriste të dërguarin e vet. Ata kundërshtonin, duke dashur që, përmes së pavërtetës, të shuanin të vërtetën. Por, pastaj i kapa me ndëshkim. Ah, si ishte dënimi Im! info
التفاسير:

external-link copy
6 : 40

وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ

Kështu u jetësua fjala e Zotit tënd kundrejt atyre që nuk besuan, sepse ata do të jenë banorët e Zjarrit. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 40

ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٖ رَّحۡمَةٗ وَعِلۡمٗا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ

Ata (melekë) që mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim, besojnë në Të dhe kërkojnë falje për besimtarët, duke thënë: "Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijen Tënde, prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji nga dënimi i Zjarrit flakërues!" info
التفاسير: