Қуръони Карим маъноларининг таржимаси - Албанча таржима

Бет рақами:close

external-link copy
20 : 11

أُوْلَٰٓئِكَ لَمۡ يَكُونُواْ مُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كَانَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنۡ أَوۡلِيَآءَۘ يُضَٰعَفُ لَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ مَا كَانُواْ يَسۡتَطِيعُونَ ٱلسَّمۡعَ وَمَا كَانُواْ يُبۡصِرُونَ

Ata nuk do të mund të shpëtojnë në Tokë (nga dënimi) dhe nuk do të kenë mbrojtës në vend të Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk mundën të dëgjonin e as të shihnin (të vërtetën). info
التفاسير:

external-link copy
21 : 11

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Këta janë ata që shkatërruan vetveten dhe u humbën ata (zotat e rremë) që sajuan. info
التفاسير:

external-link copy
22 : 11

لَا جَرَمَ أَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡأَخۡسَرُونَ

S'ka dyshim se këta do të jenë më të humburit në botën tjetër. info
التفاسير:

external-link copy
23 : 11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَخۡبَتُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Me të vërtetë, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. info
التفاسير:

external-link copy
24 : 11

۞ مَثَلُ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ كَٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡأَصَمِّ وَٱلۡبَصِيرِ وَٱلسَّمِيعِۚ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Këto dy grupe (besimtarët e mohuesit) i ngjajnë atij që është i verbër e i shurdhër dhe atij që sheh e dëgjon. Pra, a mund të jenë njësoj?! A nuk po mendoni?! info
التفاسير:

external-link copy
25 : 11

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦٓ إِنِّي لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

Në të vërtetë, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (e ai u tha): "Vërtet, unë jam paralajmërues i qartë për ju, info
التفاسير:

external-link copy
26 : 11

أَن لَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَۖ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ أَلِيمٖ

që të adhuroni vetëm Allahun. Unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të dhembshme." info
التفاسير:

external-link copy
27 : 11

فَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ مَا نَرَىٰكَ إِلَّا بَشَرٗا مِّثۡلَنَا وَمَا نَرَىٰكَ ٱتَّبَعَكَ إِلَّا ٱلَّذِينَ هُمۡ أَرَاذِلُنَا بَادِيَ ٱلرَّأۡيِ وَمَا نَرَىٰ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلِۭ بَلۡ نَظُنُّكُمۡ كَٰذِبِينَ

Por, krerët e popullit të tij, që nuk besuan, thanë: "Ne po e shohim se ti je vetëm një njeri sikurse ne dhe se ty të ndjekin vetëm ata që janë më të ulëtit ndër ne, siç duket, dhe s'po shohim te ju ndonjë epërsi ndaj nesh, por, përkundrazi, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë. info
التفاسير:

external-link copy
28 : 11

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِهِۦ فَعُمِّيَتۡ عَلَيۡكُمۡ أَنُلۡزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمۡ لَهَا كَٰرِهُونَ

Ai (Nuhu) tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (profecinë) nga ana e Tij, e ju nuk e shihni, a t'ju detyrojmë (të besoni), edhe nëse e urreni? info
التفاسير: