قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ

بەت نومۇرى:close

external-link copy
17 : 38

ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ

Duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë, Davudin, të fuqishmin, i cili kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit). info
التفاسير:

external-link copy
18 : 38

إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ

Ne i nënshtruam malet që, bashkë me të, ta madhëronin Allahun në mbrëmje e në mëngjes, info
التفاسير:

external-link copy
19 : 38

وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ

po ashtu edhe shpendët e grumbulluar; të gjithë të përulur para tij. info
التفاسير:

external-link copy
20 : 38

وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ

Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë urtësi e qartësi në të folur. info
التفاسير:

external-link copy
21 : 38

۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ

A të ka mbërritur ndodhia e atyre që grindeshin, të cilët kapërcyen murin e u futën në faltoren tij? info
التفاسير:

external-link copy
22 : 38

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ

Kur hynë te Davudi, ai u tremb. Ata i thanë: "Mos ki frikë! Ne jemi dy kundërshtarë, njëri prej të cilëve i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko mes nesh me drejtësi e mos bëj shkelje, por udhëzona në rrugë të drejtë." info
التفاسير:

external-link copy
23 : 38

إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ

Ky është vëllai im: ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele, por, megjithatë më thotë: "Ma jep mua atë!" dhe më mundi me fjalë." info
التفاسير:

external-link copy
24 : 38

قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩

Davudi tha: "Pa dyshim, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për ta bashkuar me delet e veta. Me të vërtetë, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e të atillët janë pak." Atëherë, Davudi e kuptoi se Ne vetëm po e sprovonim, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra me fytyrë përtokë dhe u pendua. info
التفاسير:

external-link copy
25 : 38

فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Kështu, Ne ia falëm atij (gabimin), ndërkohë, ai njëmend ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm. info
التفاسير:

external-link copy
26 : 38

يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ

"O Davud, Ne të kemi bërë sundues në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq dëshirat e të largohesh nga rruga e Allahut! Ata që shmangen nga rruga e Allahut do të kenë një dënim të rëndë, meqë kanë harruar Ditën e Llogarisë." info
التفاسير: