قۇرئان كەرىم مەنىلىرىنىڭ تەرجىمىسى - قۇرئان كەرىمنىڭ ئالبانچە تەرجىمىسى رۇۋۋاد تەرجىمە مەركىزىنىڭ رىياسەتچىلىكىدە داۋاملىشىۋاتىدۇ

بەت نومۇرى:close

external-link copy
39 : 17

ذَٰلِكَ مِمَّآ أَوۡحَىٰٓ إِلَيۡكَ رَبُّكَ مِنَ ٱلۡحِكۡمَةِۗ وَلَا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتُلۡقَىٰ فِي جَهَنَّمَ مَلُومٗا مَّدۡحُورًا

Kjo është nga urtësia që ta ka shpallur ty Zoti yt. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem i qortuar e i përzënë (nga mëshira e Tij). info
التفاسير:

external-link copy
40 : 17

أَفَأَصۡفَىٰكُمۡ رَبُّكُم بِٱلۡبَنِينَ وَٱتَّخَذَ مِنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنَٰثًاۚ إِنَّكُمۡ لَتَقُولُونَ قَوۡلًا عَظِيمٗا

Mos zgjodhi Zoti juaj djem për ju e për vete mori melekët për vajza?! Ju, me të vërtetë, thoni një fjalë të rëndë. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 17

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِيَذَّكَّرُواْ وَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا نُفُورٗا

Ne kemi bërë shpjegime të hollësishme në këtë Kuran, në mënyrë që ata të marrin mësim. Megjithatë, kjo vetëm ua shtoi largimin. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 17

قُل لَّوۡ كَانَ مَعَهُۥٓ ءَالِهَةٞ كَمَا يَقُولُونَ إِذٗا لَّٱبۡتَغَوۡاْ إِلَىٰ ذِي ٱلۡعَرۡشِ سَبِيلٗا

Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, siç thonë ata, atëherë, ata gjithsesi do të kërkonin rrugë për te Zoti i Arshit." info
التفاسير:

external-link copy
43 : 17

سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوّٗا كَبِيرٗا

Plotësisht i patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi atë që thonë ata! info
التفاسير:

external-link copy
44 : 17

تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبۡعُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمۡدِهِۦ وَلَٰكِن لَّا تَفۡقَهُونَ تَسۡبِيحَهُمۡۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا

Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe të gjithë ata që janë në to. Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë me lavdërim, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është shumë i Butë dhe Falës i Madh. info
التفاسير:

external-link copy
45 : 17

وَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ جَعَلۡنَا بَيۡنَكَ وَبَيۡنَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ حِجَابٗا مَّسۡتُورٗا

Kur ti lexon Kuranin, Ne vendosim një perde mbuluese mes teje dhe atyre që nuk besojnë në botën tjetër. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 17

وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِذَا ذَكَرۡتَ رَبَّكَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِ وَحۡدَهُۥ وَلَّوۡاْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِمۡ نُفُورٗا

Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend Zotin tënd në Kuran si një Zot të Vetëm (duke mos i përmendur idhujt e tyre), ata largohen me neveri. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 17

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَسۡتَمِعُونَ بِهِۦٓ إِذۡ يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَ وَإِذۡ هُمۡ نَجۡوَىٰٓ إِذۡ يَقُولُ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا

Ne e dimë mirë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë kur të dëgjojnë ty, dhe çfarë thonë kur bisedojnë në fshehtësi, kur zullumqarët thonë: "Ju jeni duke ndjekur vetëm një njeri të magjepsur." info
التفاسير:

external-link copy
48 : 17

ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَالَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا

Shih se çfarë përngjasimesh të bëjnë ata ty! Ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 17

وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقٗا جَدِيدٗا

Ata thonë: "A thua, kur të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi në një krijim të ri?!" info
التفاسير: