Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - Arnavutça Tercüme - Rowad Tercüme Merkezi - Üzerinde çalışılıyor.

Sayfa numarası:close

external-link copy
88 : 7

۞ قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَنُخۡرِجَنَّكَ يَٰشُعَيۡبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَكَ مِن قَرۡيَتِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۚ قَالَ أَوَلَوۡ كُنَّا كَٰرِهِينَ

Krerët mendjemëdhenj nga populli i tij thanë: "Njëmend ne do të të dëbojmë ty nga qyteti ynë, o Shuajb, me gjithë ata që besuan me ty, ose do të kthehesh në besimin tonë." Ai tha: "Edhe nëse e urrejmë atë?! info
التفاسير:

external-link copy
89 : 7

قَدِ ٱفۡتَرَيۡنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنۡ عُدۡنَا فِي مِلَّتِكُم بَعۡدَ إِذۡ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنۡهَاۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَاۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ

Në qoftë se do të ktheheshim në besimin tuaj pasi na ka shpëtuar Allahu prej tij, atëherë do të sajonim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk do të kthehemi në të, përveç nëse kështu dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ne i mbështetemi Allahut. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, se Ti je Gjykatësi më i mirë." info
التفاسير:

external-link copy
90 : 7

وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعۡتُمۡ شُعَيۡبًا إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ

Krerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë, me siguri do të jeni të humbur." info
التفاسير:

external-link copy
91 : 7

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ

Prandaj, ata i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
92 : 7

ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَاۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَانُواْ هُمُ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin u bënë sikurse të mos kishin jetuar kurrë në atë vend. Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin, mu ata ishin të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
93 : 7

فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡۖ فَكَيۡفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ

Ai u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova shpalljet e Zotit tim dhe ju këshillova, e përse të pikëllohem për popullin jobesimtar?!" info
التفاسير:

external-link copy
94 : 7

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّآ أَخَذۡنَآ أَهۡلَهَا بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَضَّرَّعُونَ

Sa herë që kemi çuar të dërguar në ndonjë vendbanim, i kemi dënuar me skamje e sëmundje, që të përulen. info
التفاسير:

external-link copy
95 : 7

ثُمَّ بَدَّلۡنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلۡحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَواْ وَّقَالُواْ قَدۡ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Pastaj ua shndërruam fatkeqësinë në begati derisa u shtuan (fëmijët dhe pasuria e tyre) e thanë: "Edhe paraardhësit tanë janë goditur nga skamja e sëmundjet." Prandaj, Ne i dënuam ata befas, teksa ishin të shkujdesur. info
التفاسير: