ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - රුව්වාද් පරිවර්තන මධ්‍යස්ථානය - වැඩකටයුතු සිදු වෙමින් පවතී.

පිටු අංක:close

external-link copy
98 : 18

قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا

Ai tha: "Kjo është mëshirë nga Zoti im. Por, kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Premtimi i Zotit tim është i vërtetë." info
التفاسير:

external-link copy
99 : 18

۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا

Atë Ditë Ne do t'i lëmë ata të vërshojnë mbi njëri-tjetrin dhe do t'i fryhet Surit, e pastaj do t'i tubojmë që të gjithë. info
التفاسير:

external-link copy
100 : 18

وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا

Atë Ditë Ne do t'ua shfaqim Xhehenemin jobesimtarëve haptazi, info
التفاسير:

external-link copy
101 : 18

ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا

atyre, sytë e të cilëve ishin të verbër ndaj këshillave të Mia dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin (të vërtetën). info
التفاسير:

external-link copy
102 : 18

أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا

A mendojnë jobesimtarët se mund t'i marrin robërit e Mi për mbrojtës në vend Timin? Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për jobesimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
103 : 18

قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا

Thuaj: "A t'ju tregoj për më punëhumburit? info
التفاسير:

external-link copy
104 : 18

ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا

Janë ata që u ka humbur mundi që bënë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bëjnë mirë?" info
التفاسير:

external-link copy
105 : 18

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا

Janë ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre dhe takimin me Të, prandaj atyre do t'u asgjësohen veprat dhe Ne nuk do t'u japim kurrfarë peshe në Ditën e Kiametit. info
التفاسير:

external-link copy
106 : 18

ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمۡ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُواْ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَرُسُلِي هُزُوًا

Ky pra, Xhehenemi, është shpërblimi i tyre, për shkak se mohonin dhe i merrnin për tallje shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi. info
التفاسير:

external-link copy
107 : 18

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَانَتۡ لَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡفِرۡدَوۡسِ نُزُلًا

Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin Firdeus për vendbanim, info
التفاسير:

external-link copy
108 : 18

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبۡغُونَ عَنۡهَا حِوَلٗا

ku do të qëndrojnë përgjithmonë, pa dashur të bëjnë ndonjë ndërrim. info
التفاسير:

external-link copy
109 : 18

قُل لَّوۡ كَانَ ٱلۡبَحۡرُ مِدَادٗا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّي لَنَفِدَ ٱلۡبَحۡرُ قَبۡلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّي وَلَوۡ جِئۡنَا بِمِثۡلِهِۦ مَدَدٗا

Thuaj: "Sikur deti të ishte ngjyrë për (të shkruar) fjalët e Zotit tim, pa dyshim se deti do të shterohej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe sikur të sillnim edhe dete të tjera si plotësim." info
التفاسير:

external-link copy
110 : 18

قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا

Thuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Prandaj, kushdo që shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet." info
التفاسير: