ශුද්ධවූ අල් කුර්ආන් අර්ථ කථනය - ඇල්බේනියානු පරිවර්තනය - රුව්වාද් පරිවර්තන මධ්‍යස්ථානය - වැඩකටයුතු සිදු වෙමින් පවතී.

පිටු අංක:close

external-link copy
19 : 14

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ

A nuk e sheh se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse do, Ai ju zhduk ju dhe krijon të tjerë (që e adhurojnë Atë). info
التفاسير:

external-link copy
20 : 14

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٖ

E, kjo nuk është e vështirë për Allahun. info
التفاسير:

external-link copy
21 : 14

وَبَرَزُواْ لِلَّهِ جَمِيعٗا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا مِنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖۚ قَالُواْ لَوۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيۡنَٰكُمۡۖ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَجَزِعۡنَآ أَمۡ صَبَرۡنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٖ

Të gjithë do të dalin para Allahut. Atëherë, të dobëtit do t'u thonë mendjemëdhenjve: "Ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a nuk do të na e lehtësoni sadopak dënimin e Allahut?" Ata thanë: "Sikur të na udhëzonte Allahu në rrugë të drejtë, edhe ne do t'ju udhëzonim ju. Është krejt njësoj, u ankuam apo duruam, për ne nuk ka shpëtim." info
التفاسير:

external-link copy
22 : 14

وَقَالَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لَمَّا قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمۡ وَعۡدَ ٱلۡحَقِّ وَوَعَدتُّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُكُمۡۖ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوۡتُكُمۡ فَٱسۡتَجَبۡتُمۡ لِيۖ فَلَا تَلُومُونِي وَلُومُوٓاْ أَنفُسَكُمۖ مَّآ أَنَا۠ بِمُصۡرِخِكُمۡ وَمَآ أَنتُم بِمُصۡرِخِيَّ إِنِّي كَفَرۡتُ بِمَآ أَشۡرَكۡتُمُونِ مِن قَبۡلُۗ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Kur çështja mori fund, shejtani tha: "Vërtet Allahu ju bëri premtim të vërtetë, ndërsa unë ju premtova e ju mashtrova, por unë nuk pata pushtet mbi ju, vetëm se ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni vetveten! Unë s'mund t'ju ndihmoj juve e as ju s'mund të më ndihmoni mua." Unë e mohoj adhurimin që ma bëtë më parë krahas Allahut. Sigurisht që për zullumqarët do të ketë dënim të dhembshëm. info
التفاسير:

external-link copy
23 : 14

وَأُدۡخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذۡنِ رَبِّهِمۡۖ تَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٌ

Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, me lejen e Zotit të tyre, do të futen në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të banojnë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre do të jetë: "Selam (Paqe)!" info
التفاسير:

external-link copy
24 : 14

أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا كَلِمَةٗ طَيِّبَةٗ كَشَجَرَةٖ طَيِّبَةٍ أَصۡلُهَا ثَابِتٞ وَفَرۡعُهَا فِي ٱلسَّمَآءِ

A nuk e ke parë se si Zoti shëmbëllen fjalën e mirë me një pemë të mirë, rrënja e së cilës është e fortë e dega e saj është në qiell? info
التفاسير: