Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa.

numero y'urupapuro:close

external-link copy
10 : 5

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Ndërkaq, ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ هَمَّ قَوۡمٌ أَن يَبۡسُطُوٓاْ إِلَيۡكُمۡ أَيۡدِيَهُمۡ فَكَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

O besimtarë! Kujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush kur disa njerëz synuan të zgjasin duart e tyre kundër jush (për t'ju sulmuar), ndërsa Allahu sprapsi duart e tyre. Kijeni frikë Allahun dhe vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët! info
التفاسير:

external-link copy
12 : 5

۞ وَلَقَدۡ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَبَعَثۡنَا مِنۡهُمُ ٱثۡنَيۡ عَشَرَ نَقِيبٗاۖ وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّي مَعَكُمۡۖ لَئِنۡ أَقَمۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيۡتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِي وَعَزَّرۡتُمُوهُمۡ وَأَقۡرَضۡتُمُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَلَأُدۡخِلَنَّكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ فَمَن كَفَرَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

Allahu mori besën e bijve të Israilit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës prej tyre e u tha: "Unë jam me ju. Në qoftë se e falni namazin, e jepni zekatin, i besoni të dërguarit e Mi, i përkrahni ata dhe i jepni Allahut hua të mirë[1], gjithsesi do t'jua shlyej gjynahet tuaja dhe do t'ju fus në kopshte të Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Por, kushdo nga ju që mohon pas kësaj, ai, me të vërtetë, ka humbur rrugën e drejtë. info

[1] Duke shpenzuar pasurinë në rrugën e Allahut.

التفاسير:

external-link copy
13 : 5

فَبِمَا نَقۡضِهِم مِّيثَٰقَهُمۡ لَعَنَّٰهُمۡ وَجَعَلۡنَا قُلُوبَهُمۡ قَٰسِيَةٗۖ يُحَرِّفُونَ ٱلۡكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَنَسُواْ حَظّٗا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِۦۚ وَلَا تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىٰ خَآئِنَةٖ مِّنۡهُمۡ إِلَّا قَلِيلٗا مِّنۡهُمۡۖ فَٱعۡفُ عَنۡهُمۡ وَٱصۡفَحۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ngaqë ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre dhe kanë harruar një pjesë nga ajo me të cilën urdhëroheshin. Ti do të vëresh pareshtur tradhtinë e tyre, përveç një pakice nga ata. Megjithatë, falua (fajet) dhe lëri, se Allahu i do vepërmirët. info
التفاسير: