Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa.

numero y'urupapuro:close

external-link copy
53 : 3

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلۡتَ وَٱتَّبَعۡنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Zoti ynë! Ne besojmë shpalljet e Tua dhe ndjekim të Dërguarin (Isain), pra, na bashko me ata që dëshmojnë!" info
التفاسير:

external-link copy
54 : 3

وَمَكَرُواْ وَمَكَرَ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ

Ata (jobesimtarët) thurën një kurth (ndaj Isait), por edhe Allahu thuri një kurth ndaj tyre, porse Allahu më së miri thur kurthe (ndaj armiqve). info
التفاسير:

external-link copy
55 : 3

إِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَىٰٓ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَجَاعِلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوكَ فَوۡقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ ثُمَّ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ فِيمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Kujto kur Allahu tha: "O Isa! Unë do të të marr ty, do të të ngre pranë Meje, do të të pastroj nga ata që nuk besojnë dhe do t'i lartësoj ata që të ndjekin ty mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj tek Unë do të ktheheni dhe Unë do të gjykoj ndërmjet jush lidhur me atë për të cilën ratë në kundërshti. info
التفاسير:

external-link copy
56 : 3

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَأُعَذِّبُهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

Ndërkaq, ata që nuk besojnë, do t'i ndëshkoj me dënim të rëndë, në këtë botë e në tjetrën, dhe për ta nuk do të ketë ndihmëtarë. info
التفاسير:

external-link copy
57 : 3

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمۡ أُجُورَهُمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ

E, atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, do t'ua jap shpërblimet të plota. Allahu nuk i do të padrejtët. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 3

ذَٰلِكَ نَتۡلُوهُ عَلَيۡكَ مِنَ ٱلۡأٓيَٰتِ وَٱلذِّكۡرِ ٱلۡحَكِيمِ

Këto që po t'i lexojmë ty (o Muhamed) janë nga dëshmitë e qarta dhe nga Këshilla që është plot urtësi (Kurani). info
التفاسير:

external-link copy
59 : 3

إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ ٱللَّهِ كَمَثَلِ ءَادَمَۖ خَلَقَهُۥ مِن تُرَابٖ ثُمَّ قَالَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Në të vërtetë, Isai, tek Allahu, i shëmbëllen Ademit: Ai e krijoi atë prej dheut, pastaj i tha: "Bëhu!", sakaq ai u bë. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 3

ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ

E vërteta është nga Zoti yt, kështu që mos u bëj nga ata që dyshojnë. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 3

فَمَنۡ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ فَقُلۡ تَعَالَوۡاْ نَدۡعُ أَبۡنَآءَنَا وَأَبۡنَآءَكُمۡ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمۡ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمۡ ثُمَّ نَبۡتَهِلۡ فَنَجۡعَل لَّعۡنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلۡكَٰذِبِينَ

Atyre që të kundërshtojnë lidhur me të (Isain), pasi të ka ardhur dija, thuaju: "Ejani t'i thërrasim bijtë tanë e bijtë tuaj, gratë tona e gratë tuaja, vetë ne e vetë ju dhe pastaj të lutemi që mallkimi i Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët." info
التفاسير: