Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa.

numero y'urupapuro:close

external-link copy
59 : 17

وَمَا مَنَعَنَآ أَن نُّرۡسِلَ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّآ أَن كَذَّبَ بِهَا ٱلۡأَوَّلُونَۚ وَءَاتَيۡنَا ثَمُودَ ٱلنَّاقَةَ مُبۡصِرَةٗ فَظَلَمُواْ بِهَاۚ وَمَا نُرۡسِلُ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّا تَخۡوِيفٗا

Asgjë nuk na pengon të dërgojmë shenja, por të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë themudëve devenë si shenjë të qartë, por ata u treguan të padrejtë kundrejt saj. Ne i dërgojmë shenjat vetëm për t'ju frikësuar. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 17

وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنٗا كَبِيرٗا

Kujto kur të thamë: "Zoti yt i përfshin të gjithë njerëzit (me fuqinë e Tij)." Pamjen që ta treguam ty e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, e edhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran. Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre mosbindjen. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 17

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ قَالَ ءَأَسۡجُدُ لِمَنۡ خَلَقۡتَ طِينٗا

Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili tha: "Si t'i bie në sexhde atij që e ke krijuar prej baltës?!" info
التفاسير:

external-link copy
62 : 17

قَالَ أَرَءَيۡتَكَ هَٰذَا ٱلَّذِي كَرَّمۡتَ عَلَيَّ لَئِنۡ أَخَّرۡتَنِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَأَحۡتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٗا

Pastaj tha: "E sheh këtë që e nderove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kiametit, unë patjetër do t'i bëj për vete pasardhësit e tij, përveç një pakice." info
التفاسير:

external-link copy
63 : 17

قَالَ ٱذۡهَبۡ فَمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمۡ جَزَآءٗ مَّوۡفُورٗا

Allahu tha: "Ik! Kushdo prej tyre që të ndjek ty, Xhehenemi do të jetë ndëshkimi juaj, një ndëshkim i plotë. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 17

وَٱسۡتَفۡزِزۡ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتَ مِنۡهُم بِصَوۡتِكَ وَأَجۡلِبۡ عَلَيۡهِم بِخَيۡلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِ وَعِدۡهُمۡۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا

Josh me zërin tënd këdo që mundesh nga ata; lësho kundër tyre gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde; bëhu pjesëtar në pasurinë e fëmijët e tyre, si dhe jepu premtime!" Por, shejtani nuk u premton gjë tjetër përveç mashtrimit. info
التفاسير:

external-link copy
65 : 17

إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٞۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلٗا

"Ti nuk do të kesh kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi." Mjafton Zoti yt si Mbrojtës. info
التفاسير:

external-link copy
66 : 17

رَّبُّكُمُ ٱلَّذِي يُزۡجِي لَكُمُ ٱلۡفُلۡكَ فِي ٱلۡبَحۡرِ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا

Është Zoti juaj Ai që i bën anijet të lundrojnë për ju nëpër det, në mënyrë që të kërkoni begatitë e Tij. Vërtet, Ai është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush. info
التفاسير: