Tradução dos significados do Nobre Qur’an. - Centro de mestres na tradução

Número de página:close

external-link copy
75 : 23

۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Edhe sikur t'i mëshironim e t'ua hiqnim fatkeqësinë, ata do të vazhdonin të bridhnin verbërisht në humbjen e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
76 : 23

وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ

Ne i kapluam me dënim, por ata nuk iu nënshtruan Zotit të tyre e as u kthyen të përulur drejt Tij. info
التفاسير:

external-link copy
77 : 23

حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ

E, kur t'ua hapim atyre derën e një dënimi të rëndë, ata do të bien në dëshpërim. info
التفاسير:

external-link copy
78 : 23

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَۚ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ

Është Ai që jua krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat. Sa pak që falënderoni! info
التفاسير:

external-link copy
79 : 23

وَهُوَ ٱلَّذِي ذَرَأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

Është Ai që ju solli në Tokë dhe tek Ai do të tuboheni. info
التفاسير:

external-link copy
80 : 23

وَهُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخۡتِلَٰفُ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Ai është që jep jetë e vdekje dhe vetëm Atij i takon ndërrimi i natës me ditën. A nuk kuptoni, vallë?! info
التفاسير:

external-link copy
81 : 23

بَلۡ قَالُواْ مِثۡلَ مَا قَالَ ٱلۡأَوَّلُونَ

Por, ata thonë njësoj siç thanë të mëparshmit. info
التفاسير:

external-link copy
82 : 23

قَالُوٓاْ أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

Ata thonë: "A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?! info
التفاسير:

external-link copy
83 : 23

لَقَدۡ وُعِدۡنَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Kjo është ajo që neve dhe etërve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve." info
التفاسير:

external-link copy
84 : 23

قُل لِّمَنِ ٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Thuaj: "E kujt është Toka dhe çdo gjë që gjendet në të, nëse vërtet e dini?" info
التفاسير:

external-link copy
85 : 23

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Ata do të thonë: "E Allahut." Thuaj: "Atëherë, a nuk do të merrni mësim?!" info
التفاسير:

external-link copy
86 : 23

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit madhështor?" info
التفاسير:

external-link copy
87 : 23

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Pra, a nuk do t'i frikësoheni Atij?" info
التفاسير:

external-link copy
88 : 23

قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Thuaj: "Në dorën e kujt është sundimi i çdo gjëje, – dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, – nëse vërtet e dini?" info
التفاسير:

external-link copy
89 : 23

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ

Ata do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Atëherë, si mund të mashtroheni?" info
التفاسير: