ߞߎ߬ߙߣߊ߬ ߞߟߊߒߞߋ ߞߘߐ ߟߎ߬ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߊߟߑߓߊߣߌߞߊ߲ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߘߟߊߡߌߘߊ "ߙߎ߬ߥߊ߯ߘߎ߫" ߢߍߡߌߘߊ ߓߟߏ߫ - ߊ߬ ߓߊ߯ߙߊ ߦߋ߫ ߛߋ߲߬ߠߊ߫

ߞߐߜߍ ߝߙߍߕߍ:close

external-link copy
179 : 7

وَلَقَدۡ ذَرَأۡنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ لَهُمۡ قُلُوبٞ لَّا يَفۡقَهُونَ بِهَا وَلَهُمۡ أَعۡيُنٞ لَّا يُبۡصِرُونَ بِهَا وَلَهُمۡ ءَاذَانٞ لَّا يَسۡمَعُونَ بِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ

Sigurisht që Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë xhinë dhe njerëz. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtia, madje edhe më të humbur. Ata janë të shkujdesurit. info
التفاسير:

external-link copy
180 : 7

وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Allahu ka emrat më të bukur, andaj thirreni me ta dhe lërini ata që shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për atë që kanë bërë. info
التفاسير:

external-link copy
181 : 7

وَمِمَّنۡ خَلَقۡنَآ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ

Dhe prej atyre që Ne krijuam ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj. info
التفاسير:

external-link copy
182 : 7

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ

Sa për ata që mohojnë ajetet Tona, Ne do t'i çojmë dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar ata. info
التفاسير:

external-link copy
183 : 7

وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ

Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë. info
التفاسير:

external-link copy
184 : 7

أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ

A nuk e kanë vrarë mendjen ata, që ta kuptojnë se shoku i tyre (Pejgamberi) nuk është i çmendur?! Ai është vetëm një paralajmërues i qartë. info
التفاسير:

external-link copy
185 : 7

أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ

A nuk vëzhgojnë ata sundimin e qiejve e të Tokës e gjithçka që krijoi Allahu dhe të mendojnë se fundi i tyre mund të jetë afër?! Në cilën shpallje pas kësaj do të besojnë?! info
التفاسير:

external-link copy
186 : 7

مَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُۥۚ وَيَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Atë që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë. Ai i lë ata të bredhin verbërisht në humbjen e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
187 : 7

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّيۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقۡتِهَآ إِلَّا هُوَۚ ثَقُلَتۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا تَأۡتِيكُمۡ إِلَّا بَغۡتَةٗۗ يَسۡـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنۡهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Të pyesin ty (o Muhamed) për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë. Thuaju: "Dija për të është vetëm te Zoti im. Vetëm Ai do ta bëjë atë të shfaqet në kohën e tij. Ai do të jetë i rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'ju vijë krejt papritur." Të pyesin sikur ti e di mirë. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë." info
التفاسير: