ߞߎ߬ߙߣߊ߬ ߞߟߊߒߞߋ ߞߘߐ ߟߎ߬ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߊߟߑߓߊߣߌߞߊ߲ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߘߟߊߡߌߘߊ "ߙߎ߬ߥߊ߯ߘߎ߫" ߢߍߡߌߘߊ ߓߟߏ߫ - ߊ߬ ߓߊ߯ߙߊ ߦߋ߫ ߛߋ߲߬ߠߊ߫

ߞߐߜߍ ߝߙߍߕߍ:close

external-link copy
144 : 7

قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّي ٱصۡطَفَيۡتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِي وَبِكَلَٰمِي فَخُذۡ مَآ ءَاتَيۡتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Allahu tha: "O Musa, unë të zgjodha ty mbi njerëzit e tjerë me shpalljet e Mia dhe të folurit Tim (të drejtpërdrejtë). Prandaj, merre atë që të kam dhënë dhe ji mirënjohës!" info
التفاسير:

external-link copy
145 : 7

وَكَتَبۡنَا لَهُۥ فِي ٱلۡأَلۡوَاحِ مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡعِظَةٗ وَتَفۡصِيلٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ فَخُذۡهَا بِقُوَّةٖ وَأۡمُرۡ قَوۡمَكَ يَأۡخُذُواْ بِأَحۡسَنِهَاۚ سَأُوْرِيكُمۡ دَارَ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Ne i shënuam atij në Pllaka (të Teuratit) këshilla e shpjegime për çdo gjë: "Mbaji fort ato dhe urdhëroje popullin tënd të ndjekin më të mirën e tyre. Unë do t'jua tregoj fundin e të pabindurve. info
التفاسير:

external-link copy
146 : 7

سَأَصۡرِفُ عَنۡ ءَايَٰتِيَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلرُّشۡدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلۡغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗاۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ عَنۡهَا غَٰفِلِينَ

Unë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre. info
التفاسير:

external-link copy
147 : 7

وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡۚ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do t'u asgjësohen veprat. A do të ndëshkohen ndryshe, përveçse sipas asaj që kanë punuar? info
التفاسير:

external-link copy
148 : 7

وَٱتَّخَذَ قَوۡمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِنۡ حُلِيِّهِمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٌۚ أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمۡ وَلَا يَهۡدِيهِمۡ سَبِيلًاۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُواْ ظَٰلِمِينَ

Populli i Musait, në mungesë të tij, nisën të adhurojnë një trup viçi që bënë nga stolitë e tyre, i cili lëshonte një pëllitje. A nuk e shihnin se ai as u fliste e as i përudhte në rrugë të drejtë? Megjithatë, ata e morën atë për adhurim dhe u bënë zullumqarë. info
التفاسير:

external-link copy
149 : 7

وَلَمَّا سُقِطَ فِيٓ أَيۡدِيهِمۡ وَرَأَوۡاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ ضَلُّواْ قَالُواْ لَئِن لَّمۡ يَرۡحَمۡنَا رَبُّنَا وَيَغۡفِرۡ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Kur u penduan dhe e kuptuan se kishin humbur, thanë: "Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, ne, pa dyshim, do të jemi të humbur." info
التفاسير: